Fushata me lekë xhepi rrezikon 41 kandidatë të lokaleve! Kandidati: Pagova kafe dhe raki! Ironia e KAS: Shkoni te klubi i fshatit me formular në dorë

Të paktën 41 kandidatë për kryetarë bashkie rrezikojnë gjoba të mëdha nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

Ata kanë paguar nga xhepi i tyre shpenzimet për fushatën, duke mos e ditur që çdo qindarkë duhet të kalonte përmes një llogarie të posaçme për procesin zgjedhor. 

“Mirë gomari që na ngordhi, po s na lënë rehat as mizat”. 

Ky është një prej 41 kandidatëve në zgjedhjet për bashkitë, i cili rrezikon të gjobitet, sepse gjatë fushatës së vitit 2023 përdori para nga xhepi i tij për postimet në Facebook apo për shpenzime të tjera me elektoratin. 

“Janë lekë që m’i kanë dërguar njerëz të gjakut tim lekë. Pagova FB. Ju nuk e patë administratën në terren dhe as hedhjen e asfaltit gjatë fushatës, por na shihni neve, nuk jua kam borxh”, tha një prej kandidatëve. 

Në masë dërrmuese, KQZ kërkon t’i gjobisë kandidatët, sepse ata nuk e kanë ditur që edhe paratë personale, nëse do t’i përdornin për fushatë, duhet t’i kalonin në llogarinë e posaçme për qëllime elektorale, të kontrolluar nga institucioni që menaxhon zgjedhjet.

Kandidati: Pagova kafe-raki.....në lokale, ne s’na flisnin me gojë, jo të na jepnin lekë!

Anëtari i KAS, Koli Bele: Bëhet fjalë kur mblidhen 20 burra tek klubi i fshatit, pinë apo hanë diçka. 

Anëtari i KAS, Ledio Braho: Domethënë këta tek klubi i fshatit duhet të shkojnë atje me formular me vete!

Anëtarët e Komisionit të Sanksioneve në KQZ, e kritikuan administratën se nuk ju ka shpjeguar kandidatëve se edhe paratë nga xhepi i tyre duhet të deklaroheshin, ashtu si çdo financim tjetër,  partiake apo nga persona të tjerë dhurues.

Rusmali: Shpjegojuani njerëzve që s fusin dot dorën në xhepin tuaj për fushatë!

KAS do të marrë një vendim gjatë javës nëse do t’i gjobisë apo jo 41 kandidatët, 32 nga opozita dhe 9 të socialistëve. Ilirjan Celibashi ka kërkuar penalizim të tyre nga 72 mijë deri në 720 mijë lekë të reja. Shumica e atyre që rrezikojnë, i kanë humbur zgjedhjet.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Vedat Muriqi nuk mjafton, Barcelona mposht 1-5 Mallorcan dhe bën autokritikë

GOLAT/ Vedat Muriqi nuk mjafton, Barcelona mposht 1-5 Mallorcan dhe bën autokritikë