TIRANE-Pak ditë, pasi socialistët 'ndezën motorët' për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla sot ka zbuluar nismën e re të PS-së që ka për qëllim sipas tij zgjedhjen e udhëheqësve të gjeneratës tjetër.
Balla thotë se Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare.
"FRESSH VOICE. Prej 1 Korrik starton platforma më e madhe rinore për të zbuluar në çdo komunitet udhëheqësit e gjeneratës tjetër. Vajza e djem 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqipërisë, janë që sot të ftuar të aplikojnë prej datës 1 Korrik në www.fresshvoice.al
Do të jetë një eksperiencë fantastike. Një konkurs talentesh të debatit, komunikimit, aktivizmit qytetar, që do të dalin përballë një jurie profesionale. Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare.
Kjo garë e të rinjve shqiptarë do të nxjerrë në pah forcat e reja aktive dhe përfaqësuese për betejat politike e qytetare të Partisë Socialiste për Shqipërinë që Duam.
Sot pasdite prezantimi i aplikacionit dhe rregullat e platformës, por vetëm online përmes ZOOM, me shumë të rinj në Shqipëri dhe në diasporë. Sepse lufta me Covid-19 vazhdon dhe respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm" shkruan Balla. Ndërkohë që në krahun tjetër Lulzim Basha prezantoi platformën për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasjet e 21 Janarit/ Taulant Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë, Ne presim drejtësi
21 Janar, 12:07
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Dosja Toyota Yaris/ Berisha del nga SPAK e publikon të tjera përgjime: Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon
20 Janar, 12:03
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
Ministri Taulant Balla e nis ndryshe vitin e ri! 1 janarin e 2025-ës e kalon duke luajtur futbollin 'me çunat e lagjes' te sheshi
1 Janar, 21:41
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor 2024, 12:17
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor 2024, 12:27