PS-ja 'ndez motorët' për zgjedhjet nga jugu, Balla: Fitojmë mandatin e tretë, opozita shumë dobët

TIRANE-Partia Socialiste e Shqipërisë ka "ndezur motorët" për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimet me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se takimet kishin në fokus planin organizativ si dhe në vendosjen e piketave  strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021, ku sipas tij, PS do të marrë besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.

"Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, por duke respketuar një për një masat mbrotëse anti-covid, filluam në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër takimet me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste me fokus në planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore brenda partisë më të madhe në vend si dhe në vendosjen e piketave tona strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021, ku ne do të marrim besimin për mandatin tonë të tretë me Edi Ramën Kryeministër.

Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm. “Dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Dhe kur them duhet të qeverisim, nuk kam parasysh vetëm e thjeshtë qeverinë qëndrore, qeverisjen vendire, por edhe grupin parlamentar dhe Partinë Socialiste si boshti i koalicionit të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm. Ky proces ka sukses vetëm nëse te gjitha pjeset bashkejetojne ne harmoni me njera-tjetren dhe ne funksion te njera-tjetres.

Duke respektuar në çdo detaj masat e domosdoshme të distancimit social, ne duhet të vazhdojmë të jemi pranë komuniteteve. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izolimit, por edhë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me ata që përqeshnin nga televizori punën e palodhur dhe masat e sukseshme që ndërmorri Qeveria” tha Balla.

Ndërkohë që kreu i PD, Lulzim Basha pas një turi në të gjithë Shqipërinë të enjten zhvillon një mbledhje me kryesine e partisë.  Takimi vjen pasi PD përfundon udhëzimin për mënyrën dhe formulën përzgjedhëse së kandidatëve dhe fushatës zgjedhore, pas vlerësimit të udhëzimit edhe nga britaniket.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/06/2020 01:40

    /ARAPI/ presidenti Kenedi ka thene : mos kerko c'fare vendi mund te beje per ty,por shiko c'fare mund te besh ti per vendin.

    Përgjigju
  • Shqiperia e koruptuar: 24/06/2020 14:32

    Nuk futet shqiperia ne evrope duke i falur grekut dhe serbit toke dhe dete,duke paguar soreken,vlautin,e shume te tjere,se jane leket e popullit qe i keni vjedh ju,nuk vihet ne evrope duke sjelle produkte serbe,dhe qumshi dhe produktet e tije hidhen poshte,apo nafta nje vende prodhus si jemi ne me gati 50perqinde te konsumit te vendit sic thone ekspertet,qe eshte per tu virihikur,ka cmimin me te larte ne evrope,se doni ju,poshte anti shqipetaret

    Përgjigju
  • Arapi: 24/06/2020 14:26

    Me këte lloj çasje që keni ju ndaj simpatizanteve dhe votuesve te Partise Socialiste sado opozitë të dobet që keni perballe e keni të veshtire fitoren. Nuk them qe do te votojne krahun tjeter votuesit tuaj të përhershem, por ata do të abandonojne votimin fare. Ka 30 vite qe ju votoj ne zgjedhje lokale e parlamentare dhe asnjehere nuk u kujtuat per njerezit me vlera intelektuale qe ju votojnë. Vini një muaj para zgjedhjeve dhe më pas nuk ju bjen me nder mend. Jo të bej fushatë për juve, por as une dhe 10 familjaret e mi nuk ju votojne me duke e braktisut fare votimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit