Fushata,  propozohet gjobë 5 TV:
S'i dhanë kohë kandidatëve të PD

Fushata,  propozohet gjobë 5 TV:<br />S'i dhanë kohë kandidatëve të PD
TIRANË - Nje pjesë e anetarëve të Bordit të Monitorimt të Medias kërkojnë supergjoba për 5 televizione informative me argumentin sipas tyre se nuk i është dhënë kohë e njëjtë televizive transmetimit të fushatës live të kandidatëve të djathtë në krahasim me forcat politike të majta.
 
Propozimi në Bord është bërë nga anëtarë afër me Partinë Demokratike, ku nuk ka marrë votën e anëtarëve pranë Partisë Socialiste. Sipas këtij raporti, kërkohet gjobë edhe për televizionin informativ A1Report në vlerën e 15 milionë lekëve të vjetra.
 
Në këtë raport, anëtarët afër Partisë Demokratike nuk kanë arritur të tregojë konkretisht se cilat aktivitete live nuk janë pasqyruar në televizionet informative, në mënyrë që të faktojnë pretendimin e tyre se fushata e Partisë Socialiste ka pasur më shumë kohë televizive.
 
Argumenti për të cilin një pjesë e bordit nuk e ka votuar është se Kodi Zgjedhor përcakton një pasqyrim të barabartë mes forcave politike përgjatë gjithë kohës së fushatës (1 muaj) dhe jo vetëm mbi bazën e transmetimit javor. Propozimi është bërë kur kanë kaluar vetëm 9 ditë nga fushata. Në fakt nëse një koalicion ka më shumë aktivitete live se sa një koalicion tjetër është pothuajse e pamundur për televizionet informative të garantojnë të njëjtën kohë. Për këtë arsye duhet të ishte me rëndësi që anëtarët e bordit që kanë votuar për gjobitjen e televizioneve të tregonin edhe se cilat aktivitete të PD janë “censuruar” për të transmetuar të PS.
 
Kundërshtimi është referuar vetëm për aktivitetet live dhe jo për pasqyrimin e fushatave brenda edicioneve informative te televizioneve, ku minutazhi i kronikave varet drejtpërdrejtë nga redaksitë, dhe që sipas raportit të gjitha televizionet e kanë ruajtur balancën.
 
Nëse propozimi do të gjejë zbatim ose jo pritet të vendoset të hënën në mbledhjen që do të mbajë institucioni i vetëm për monitorimin e zgjedhjeve në vend, KQZ.
 
Burime nga PD nënvizuan se anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias që kanë firmosur nuk janë përfaqësues të drejtpërdrejtë të PD, pasi janë të zgjedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë ka reaguar Partia Demokratike e cila përmes një njoftimi për shtyp sqaron se nga ana e saj nuk është propozuar asnjë gjobë. 

Çfarë kërkojnë një pjesë e anëtarëve të Bordit të Monitorimit të Mediave, që janë afër PD?
Një pjesë e anëtarëve të Bordit të Monitorimit të Mediave, të cilët janë afër PD në një raport të tyrin nënvizojnë se pesë televizione informative nuk kanë dhënë kohë të njëjtë televizive për kandidatët dhe subjektet politike në transmetimet live.

Ata kanë kërkuar që për këtë mungesë barazie, pavarësisht se ka vetëm 9 ditë që ka filluar fushata zgjedhore e kandidatet për kryetarë bashkie si partitë politike janë akoma në fazën e “nxemjes” elektorale dhe kolaudimit të strategjisë së tyre elektorale, të 5 televizionet, mes të cilëve dhe A1 Report të gjobiten me vlerën maksimale që parashikon ligji, 15 milionë lekë. Por në këtë raport, anëtarët afër PD nuk kanë arritur të tregojë konkretisht se cilat aktivitete live nuk janë pasqyruar në televizionet informative, në mënyrë që të faktojnë pretendimin e tyre se fushata e PS ka pasur më shumë kohë televizive.
 
Përse nuk e ka votuar një pjesë e Bordit të Monitorimit të Mediave raportin e kolegëve të tyre në pakicë..?
Argumenti për të cilin një pjesë e bordit nuk e ka votuar është se Kodi Zgjedhor përcakton një pasqyrim të barabartë mes forcave politike përgjatë gjithë kohës së fushatës (1 muaj) dhe jo vetëm mbi bazën e transmetimit javor. Propozimi është bërë kur kanë kaluar vetëm 9 ditë nga fushata. Në fakt nëse një koalicion ka më shumë aktivitete live se sa një koalicion tjetër është pothuajse e pamundur për televizionet informative të garantojnë të njëjtën kohë.

Për këtë arsye duhej që anëtarët e bordit që kanë votuar për gjobitjen e televizioneve të tregonin dhe se cilat aktivitete të PD janë “censuruar” për të transmetuar të PS. Njëherësh, bie në sy fakti që raporti është referuar vetëm për aktivitetet live dhe jo për pasqyrimin e fushatave brenda edicioneve informative te televizioneve, ku minutazhi i kronikave varet drejtpërdrejtë nga redaksitë, dhe që sipas raportit të gjitha televizionet e kanë ruajtur balancën.

Pavarësisht përplasjes që ka ndodhur në Bord, ku anëtarët s’kanë rënë dakord me raportin, nëse propozimi do gjejë zbatim ose jo pritet të vendoset nesër në mbledhjen që do mbajë institucioni i vetëm për monitorimin e zgjedhjeve në vend, KQZ.
 
Duke parë raportin e monitorimit, kanë qenë të balancuar edicionet informative të partive politike nga ana e A1 Report?
Televizioni A1 Report ka qenë tepër i balancuar në të gjitha edicionet informative televizive. Madje në të gjithë elementët e pasqyrimit në këtë TV mazhoranca dhe opozita për këto 9 ditë fushate, tepër shpejt për të bërë një bilanc monitorimi dhe për më tepër për të ndërmarrë penalizime financiare në ekstrem, kanë qenë thuajse me të njëjtën kohë paraqitjeje televizive.

Në të njëjtën kohë, si të gjithë televizionet e tjera, dhe A1 Report ka kohën elektorale, ku respektohet në mënyrë rigoroze ligji. Nga ana tjetër, është shumë e vështirë që transmetimet live të jenë të njëjta në një ditë për të gjithë kandidatët, pasi ata kanë programe të ndryshme, balanca bëhet brenda muajit elektoral.
 
Pse erdhi reagimi i menjëhershëm distancues i PD nga raporti?
Dalja e lajmit se disa anëtarë të Bordit të Monitorimit të Mediave afër PD kishin kërkuar penalizmin e pesë televizioneve në fillim të fushatës elektorale për mospaqyrim të barabartë në transmetimet live të fushatës me subjekteve solli reagimin e menjëhershëm të PD. Ata thonë se s’janë përfaqësues të PD por janë zgjedhur nga KQZ. PD përmes një njoftimi për shtyp sqaron se nga ana e saj nuk është propozuar asnjë gjobë për askënd me argumentin se nuk e njeh si parti modelin e gjobvënies.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete