Fushata zgjedhore pengon
ekonominë,AKEP: Do të ndjekë tregun
Periudha parazgjedhore dhe prishja e koalicionit qeverisës mes PD dhe LSI sollën një ngadalësim të proceseve të punës në institucione që prej disa muajsh.
TIRANE - Periudha parazgjedhore dhe prishja e koalicionit qeverisës mes PD dhe LSI sollën një ngadalësim të proceseve të punës në institucione që prej disa muajsh. Një nga shembujt ishte rregullimi i tregut të telekomunikacioneve, ku disa vendime të rëndësishme kanë ngelur pezull, në pritje të formimit të qeverisë së re dhe ndryshimeve në drejtimin e institucioneve.
Një dokument i rëndësishëm që pret miratimin është analiza e tregut të telefonisë fikse. Mes të tjerash, nga kjo analizë pritet të vendoset heqja e rregullimit të tregut me pakicë. Kjo do të thotë se Albtelecom do të lejohet t’i përcaktojë vetë tarifat e thirrjeve dhe atë të pajtimit mujor.
Por, heqja e rregullimit në nivel pakice do të shoqërohet paralelisht me masa për forcimin e konkurrencës, përmes uljes së tarifave me shumicë të Albtelecom. Kjo masë do ta bëjë tregun e telefonisë fikse më konkurrues dhe t’ju japë më shumë shanse operatorëve alternativë.
Që pas mundësimit të bartjes së numrit, konkurrenca në tregun e telefonisë fikse është ringjallur dhe operatorët alternativë po tentojnë të marrin abonentë nga operatori më i madh në treg. Ulja e përshkallëzuar e tarifave të interkoneksionit në rrjetin e Albtelecom pritet ta ashpërsojë akoma më shumë konkurrencën, në favor të shërbimeve më të favorshme dhe tarifave më të lira për konsumatorët.
Një tjetër çështje që AKEP pritet të ndjekë në vjeshtë është rregullimi i tregut të telefonisë celulare. Shkak është bërë hapja e hetimit nga Autoriteti i Konkurrencës për abuzim me pozitën dominuese, ndaj kompanisë më të madhe në këtë treg.
AKEP do të vendosë një mekanizëm për të rregulluar disbalancën e thellë që ekziston mes tarifave të thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit. Sipas operatorëve të vegjël, kjo përfaqëson konkurrencë të pandershme nga operatorët me pjesë më të madhe në treg, për t’i mbajtur përdoruesit në rrjetet e tyre.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.2%
-
Jo
81.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirimi i Sali Berishës, Agron Gjekmarkaj: Fitorja e Trump vjen edhe në Shqipëri
27 Nëntor, 10:43
-
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët dhe aktin normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë
27 Nëntor, 10:42
-
Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike
27 Nëntor, 10:37
-
GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga 'arresti shtëpiak'! SPAK të bëjë ç'të dojë, i ka hipur kalit së prapthi
27 Nëntor, 10:17
-
Afera 'Partizani'/ Sali Berishës i hiqet 'arresti në shtëpi', në 13:30 shkon në PD! Avokati: GJKKO konstatoi se s'ekzistojnë kushtet për asnjë masë sigurie
27 Nëntor, 10:12
-
'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës, alias Marjus Lulaj me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Macron dhe Biden: Armëpushimi do ta mbrojë Izraelin nga kërcënimi shiit
27 Nëntor, 10:03
-
VIDEO/ Askush s'u beson syve, penalltia skandaloze që u dha në Ligën e Kampioneve
27 Nëntor, 09:59
-
Elbasan/ Ushtronin prostitucion në një apartament me qira, 4 të arrestuar, mes tyre edhe 2 kolumbiane
27 Nëntor, 09:56
-
Gazetari Elton Qyno shkon në SPAK! Iu vendos masa 'Detyrim paraqitje' pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten
27 Nëntor, 09:28