Policia e Fushë Arrëzit ka gjetur dhe sekuestruar sot 2400 rrënjë kanabis sativa, ka sekuestruar armë e municione, ndërkohë që në momentin e ndërhyrjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që fatmirësisht nuk ka pasur ansjë person të lënduar.
Ngjarja sipas policisë në pranga ka rënë Kujtim Përndoj 29-vjeç dhe lëndët narkotike dhe armët janë gjetur në vendin e quajtur "Laku i Mollës" fshati Mollë Kuqe, njësia administrative Qafë Mali në Fushë Arrëz ku u konstatua 1 parcelë me 2400 bimë narkotike të llojit cannabis - sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies, 2 armë zjarri, 40 copë fishekë model-56 dhe 20 copë fishekë të kalibrit 9 mm.
Gjatë momentit që forcat policore kanë kapur në flagrancë Kujtim Përndoj-n ka pasur të shtëna dhe tashmë policia po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që kanë përdorur armë zjarri gjatë operacionit policor.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com