Fushë-Krujë, banorët ankohen për
nivelin e lartë të ndotjes nga guroret

Fushë-Krujë, banorët ankohen për<br />nivelin e lartë të ndotjes nga guroret
FUSHE-KRUJE- Retë e e mëdha të pluhurit në çdo periudhë të vitit mbretërojnë mbi qiellin e Fushë-Krujës dhe zonave përreth, ndërsa pavarësisht kësaj, instancat përgjegjëse nuk marrin asnjë masë për parandalimin e këtij fenomeni.
 
Guroret të cilat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut në zonën mes Krujës dhe Fushë-Krujës, ndonëse mësohet se nuk kanë as leje shfrytëzimi, janë ndër shkaktarët kryesorë të nivelit të lartë të ndotjes. Ndërsa banorëve të cilëve u duhet të përballen me pasojat e këtij fenomeni, nuk u ka mbetur asgjë tjetër veçse të denoncojnë në media.
 
Shoqata e Konsumatorëve është një organizëm që shpesh herë e ka ngritur këtë shqetësim, ndërsa sipas kryetarit të saj Hasan Stafa, kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e numrit të turistëve.
 
Niveli i lartë i ndotjes në këtë zonë ka ndikuar drejtpërsëdrejti në përhapjen e semundjeve të mushkërive te banorët e zonës.

Redaksia online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime

Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime