FUSHE-KRUJE - Katër persona të cilët udhëtonin me një furgon kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në aksin Fushë-Krujë-Vorë, në afërsi të Urës së Gjoles. Furgoni me 7 pasagjerë me targa TR 5775 L, është përplasur me një trajler me targa 632 JV.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër pasagjerët e furgonit, të cilët janë dërguar në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarja, përplasja e dy automjeteve ka ndodhur në momentin kur furgoni i pasagjerëve po dilte nga një rrugë dytësore.
Ndërkaq, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO