FUSHE-KRUJE - Një makinë totalisht e djegur e cila dyshohet se është përdorur për vrasje e grabitje u gjet në fshatin Larushk të Fushë-Krujës në afërsi të Brigjeve të Lumit Ishëm.
Automjeti i braktisur tip BMW ngjyrë vishnje, pa targa u gjet mëngjesin e kësaj të premteje nga forcat zjarrfikëse, por ende nuk dihet se kush është pronari i saj.
Sipas policisë, automjeti rezulton të jetë vjedhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz të Tiranës. Njoftimi për mjetin e djegur është dhënë sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa nga mbërritja në vendin e ngjarjes, uniformat blu zbuluan makinën totalisht të djegur.
Sipas burimeve për A1 Report mësohet se prej 2-3 ditësh në këtë zonë ka pasur prani të forcave të policisë, ndërsa hetimet pritet të zbardhin se për çfarë veprash kriminale mund të jetë përdorur automjeti i braktisur.
Kanë qenë të shpeshta praktika të tilla, ku pas grabitjeve apo vrasjeve, autorët braktisin makinën e krimit duke e djegur atë për të humbur gjurmët.
Ora 15:20 Njoftimi i Policisë për automjetin: U vodh mbrëmë në Kamëz
Më datë 20.02.2015 ora 07.00 Salla Operative Kruje ka marre njoftim se ne fshatin Larushk, Fushe Kruje ka rene zjarr ne nje automjet.Menjehere ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor nga ana e Komisariatit Policise Kruje dhe u konstatua automjeti I djegur ne rrugen dytesore Larushk.Nga ana jone filluan veprimet e para proçedurale dhe u konstatua se mjeti eshte djegur plotesisht.Mjeti nga forma ngjason dhe dyshohet te jete mjet BMW ngjyre vishnje me 5 dyer, me nr shasie te identifikuar.Mjeti eshte vjedhur mbreme ne Kamez dhe po punohet per zbardhjen e rrethanave si dhe per identifikimin e autorit. Materialet I jane referuar Prokurorise Rrethit Kruje per vleresim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO