‘Do iki në Shqipëri se kam punë’/Kosovari gjendet i djegur në makinë në Fushë Krujë/VD

Një 61-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës, mendohet se është djegur plotësisht brenda makinës së tij në fshatin Derven, të Fushë-Krujës. Xhafer Osmani, tre ditë më parë është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij në policinë Kosovare, të cilët kanë denoncuar se familjari i tyre, u ka pohuar se do largohej në Shqipëri, pasi kishte një punë. 

…Është larguar duke na thënë se kam një punë në Shqipëri, dhe duhet ta mbyll patjetër…”. Kështu kanë deklaruar familjarët e Xhafer Osmanit në policinë Kosovare. Lëvizja e Osmanit drejt Shqipërisë është konfirmuar edhe në sistemin TIMS, ku ky person me makinën e tij tip “Volkswagen Turan”, është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, në datën 29 prill 2018. 

Pas kësaj date hyrje në territorin shqiptar, nuk ka asnjë të dhënë se ku ka shkuar 61-vjeçari nga Kosova, dhe se me cilin person është takuar dhe për më tepër ku ka qëndruar gjatë natës dhe ditës. Makina e tij është konstatuar e djegur në fshatin Derven, ku kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar për praninë e makinës së djegur dhe ekzistencën e një trupi të paidentifikuar brenda saj. 

Në makinë dyshohet se ka qenë me një person tjetër, dyshime për lidhje intime
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së Krujës dhe komisariatit Fushë-Krujë, të cilën nën drejtimin e prokurorit të rrethit Petrit Cano, kanë nisur hetimet për të mësuar rrethanat e mëtejshme të kësaj ngjarje, tepër misterioze. Për momentin thanë burimet nuk dihet me saktësi të plotë nëse viktima mund të jetë Xhafer Osmani ose jo, pasi ka dyshime se në automjet mund të ketë qenë dhe një person tjetër. 

“Për momentin jemi duke bashkëpunuar me policinë e Kosovës, e cila na ka konfirmuar të na sjellë informacion dhe kampione biologjike të familjarëve të Xhafer Osmanit, me qëllim kryerjen e analizave të ADN për identifikimin e trupit të djegur plotësisht” - tha një burim për gazeta “Shqiptarja.com”

Kontrolle në hotele ku mund të ketë qëndruar viktima
Ndërkohë nga ana tjetër, policia e zonës gjatë ditës së djeshme ka vijuar punën me mbledhjen e informacionit operativ si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, për të mësuar se në cilin hotel apo banesë në këtë zonë mund të jetë strehuar shtetasi kosovar. 

“Jemi duke verifikuar disa pista hetimi. Kemi të dhëna se Xhafer Osmani mund të ketë mbëritur në Shqipëri, pasi dyshojmë në një variant se ai kishte krijuar një lidhje intime në Shqipëri dhe për pasojë qëllimi i këtij udhëtimi mund të ketë qenë një histori intime, që më pas ka përfunduar në tragjedi”- thonë burimet nga policia. 

Por këto të fundit shtojnë se në këtë pistë janë duke punuar duke kërkuar informacion nga pala Kosovare dhe verifikuar adresat elektronike të Xhafer Osmanit. Ndërkohë që një tjetër pistë ku policia dhe prokuroria e Krujës janë përqendruar është dhe ajo e një variant të mundshëm të një grabitje. 

Shtetasi Kosovar mund të jetë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është vrarë. Ndërkohë autorët për të veshur krimin me mister, mund ta kenë transportuar viktimës në zonën e pabanuar dhe pikërisht aty i kanë vënë zjarrin makinës, për të zhdukur çdo gjurmë të mundshme.




(Makina ku u gjet i djegur Xhafer Osmani nga Kosova)


(Policia dhe shërbimi zjarrfikës në vendin e ngjarjes)

Njoftimi i Policisë: 

Krujë.

Informacion paraprak.

Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.

Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viçidoli Dixhital: 05/05/2018 21:03

    Ka ardh per p****dh

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/05/2018 19:24

    Është mbushur vendi me BAJ...

    Përgjigju
  • Historiani kosove.: 05/05/2018 19:05

    Enver hoxja ja dorzoj kosoven serbis. cfar tremani anti depresiv marrin keta turqit e maskuar. a pszaret turko-ruso-serbo-greke coptuan tokat shqiotare. dhe enver hoxha ne skamje urie ti luftonte rusin e gjjthe boten ortodokse sllave. ketu shifet sesa te ashper dhe fallcifikues historie jane kopilat e te bijve osman. rrnoft xhaxhi enver qe i tredhke tirqit dhe serbo sllavet e mbetur ne shqiperi.

    Përgjigju
    • Fredi: 05/05/2018 23:12

      Ik tek Berdushi se paske xhinde hahahahaha Cfare te dorezonte Enveri o gje e trashe, ate qe nuk e kishte? Hahaha cfare na ka gjet me kosovaret, gjithe jeten te trashe mbeten. Hotelet duhet te informojne policine mbi njetezit qe akomodohen aty me te dhenat personale. Nuk ka perse te pyese policia hotel me hotel dhe han me han. Nuk do jete e veshtire te gjendet vrasesit. Mund te jete si thote policia, por kjo vrasje makabre duket sikur fsheh ndonje pazar te madh te prishur ose ndonje gje tjeter me te rende dhe qe e tejkalon hapsiren e punes te policise. Nese eshte vrasje per pune k***ash atehere ne kete vend duhet vendosur urgjentisht denimi me vdekje. Te tilla makrabitete jane te patolerueshme.

  • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 05/05/2018 18:59

    si e katandisen shqiperin iliro-shqiptare,mbetjet turke ne aleance me mbetjet serbo-greko-vllehe ne shqiperi. shqiperi si avganistani. kosova si ish qeqenia muslimane.. pa u larguar nga imponim mrntalitete e fe tradita krimi ottoman,kurre ska paqe te shqiptaret. flitet se eshte vrar dhe djegur xhafer osmani nga mitrovica. e njejta ka ndodhe ne fund ikjen e bishave osmane ku vrajten djalin e isa boletinit ne shqiperi,vetem pse isa boletini dha maksimumim per pavarsimin e trojeve shqiptare,se bashku me intelektualet e tij ismail qemalin e luigj gutakuqin,dhe pse isa e beri garden mbrojtse te pavarsis se shqiperis,ku haxhi qamilat e djegshin flamurin e shtetit naten. edhe pas 105 viteve sulmohemi nga te bijt e haxhi qamilave osman.

    Përgjigju
  • Opinion.: 05/05/2018 16:00

    Tragjedi pas tragjedije ne shqiperi e kosove. asgje nuk ka ndryshuar nga koha e 1911 akoma nen okupimin turk,ku haxhi qamilat bejshin kerdi me vrasje pas shpine ne shqipetar. e,çka te beje ketu makina e zjarrfiksve pasi eshte djeg ndofta mbrem kjo vatyre. ne kosove per gjetjen e 2 policve te humbur ne lume kishim marre makinat e zjarrfisve ,per ta fikur ujin e lumit lepenc.... semundja ska limite...

    Përgjigju
    • Qamili: 05/05/2018 23:11

      Ik or toç kuklle!

    • Fredi: 05/05/2018 17:09

      O Kujtm ke te drejte per Haxhi Qamilin, por cfare tu dorezonte Enver Hoxha serbeve? Kosoven qe nuk e kishte? Hahahah mos flisni perralla. Fuqite e medha ja hoqen shqiperise atehere ne 1913 dhe Fuqite e medha ja dhane serish ne 1999. Mos flisni si Saliu.

    • Kujtim: 05/05/2018 16:53

      O rrot K*** Haxhi Qamili ka qen per vazhdimin e Perandoris Osmane. Perandoria Osmane i ka shpetuar Kosovaret. Enver Hoxha ja u ka derzu Serbeve

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja