Fushë Krujë, gjendet makinë e djegur, dyshohet se u përdor në vrasjen e Majollarit

Një automjet i djegur është gjetur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Makina e shkrumbuar tërësisht nga zjarri dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale. 

Një nga pistat ku po heton policia është ajo se automjeti mund të jetë përdorur në vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

Ai u qëllua për vdekje me tre plumba nga një automjet në lëvizje. Pas ngjarjes, sipas dëshmitarëve, makina është larguar në drejtim të rrugës së Dajtit ku edhe ka humbur gjurmët. 



makina e djegur ne gramez fushe kruje.jpg" style="height:398px; width:780px" />

Njoftimi i policisë: 

Informacion paraprak. 

Më datë 11.04.2018, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Gramëz, Krujë, është djegur plotësisht nje mjet tip Benz C-Klas, me portbagazh me targa AA 399 DG. 

Nga veprimet paraprake hetimore ka rezultuar se më datë 09.04.2018 në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi A.T. se i kanë vjedhur mjetin tip Benz me targa AA 399 DG. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja