FUSHE KRUJE- Pamjet filmike të siguruara nga një kamera e një biznesi pranë komisariatit të Policisë së Fushë Krujës kanë vërtetuar se granata brenda ambienteve të këtij komisariati është hedhur nga një makinë e llojit “Benz” 190.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e largimit të automjetit por nuk është e mundur identifikimi i targës.

Policia ka nisur punën për të zbuluar se kush janë pronarët e kësaj makine.

Shpërthimi ndodhi më 3 mars dhe ishte i dyti brenda pak kohësh ambientet e komisariatit të Fushë-Krujës.

Shpërthimi i granatës dëmtoi dy makina të efektivëve të policisë, që ndodheshin të parkuara aty, ndërsa nuk pati të lënduar në njerëz.

Redaksia online
(shqiptarja.com)