Një aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në rrugën Krujë-Qafështamë, ku një automjet tip kamionçinë e cila udhëtonte nga Qafështama në drejtim të Krujës ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë në një greminë rreth 120 metra.
 
Në kamionçinë udhëtonin 7 persona të cilët janë plagosur rëndë, mes tyre një fëmijë 2 vjeç.  Fillimisht janë dërguar në spitalin e Krujës për të marrë ndihmën e parë e më pas janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi kanë pësuar dëmtime të rënda. Sipas policisë të plagosurit janë në gjendje tepër kritike për jetën.
Drejtuesi i automjetit quhet Xhelal Basha 49 vjeç i cili sipas policisë është në gjendje të pashpresë për jetën.
 
Të plagosurit

Xhelal Basha 49 vjeç nga Kruja
Lavdie Meta 60 vjeç Cërriku
Banush Selita
Manjola Morina 26 vjeç nga Kamza
Gëzim Koraci 33 vjeç nga Kruja
Uilsen Koraci 2 vjeç nga Kruja
Enver Meta 58 vjeç Cërriku

 
Sipas uniformave blu të Krujës, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit si dhe mosfunksionimi i sistemit të frenimit.
 
Në vendngjarje kanë ardhur dhe zjarrfikëset dhe forca të shumta të policisë së komisariatit të Krujës. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)