FUSHË KRUJË - Komuniteti rom në Fushë Krujë jeton në kushtet e mjerimit prej shumë vitesh e gjendja sa vjen e përkeqësohet.

Shtëpitë e banimit dhe jetesa e tyre në baraka të ndërtuar në mënyrë rrethanore tregon se ata janë të ekspozuar ndaj çdo sëmundje dhe ndryshimeve të kushteve atmosferike.

Varfëria e tejskajshme dhe papunësia nuk i lejon ata të bëjnë asgjë për përmirësimin e kushteve të jetesës. E vetmja mënyrë për të siguruar jetesën është shitja e materialeve plastike.

Një mënyre për të siguruar të ardhura është edhe nxjerrja e grave e fëmijëve për të lypur në trotuaret e qytetit. Shpesh nga të ftohtit fëmijët e tyre sëmuren e për prindërit e tyre nuk kanë as se me çfarë t’u blejnë ilaçet.

Të ndodhur në këtë gjendje shumë fëmijë të këtij komuniteti nuk shkojnë në shkollë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)