FUSHË-KRUJË- Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një 1 personi ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vlorë mëngjesin e sotëm.

Nga Fushë-Kruja mësohet se një makinë ka përplasur një biçikletë dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit.

Si pasojë, i plagosur rëndë ka ngelur Gjon Hima 68-vjeç, drejtuesi i biçikletës. Sipas informacioneve ai është transportuar në gjendje kritike në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për aksidentin dhe identifikimin  dhe shoqërimin të drejtuesit të makinës.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)