FUSHE-KRUJE- Nxënësit e shkollave 9-vjeçare të periferisë së Fushë-Krujës braktisin shkollën për t’u regjistruar në shkollat e qytetit. Shkolla 9-vjeçare “Iliria” pas largimit të nxënësve rezulton me klasa të boshatisura, ndërsa të tjera me nga 12 nxënës.
Ndërsa në shkollën 9-vjeçare të Fushë-Krujës “Qemal Stafa” rezultojnë mbi 2000 nxënës, teksa mësimi zhvillohet me 2 turne dhe me nga 50 nxënës nëpër klasa. Ky fenomen është kthyer në një shqetësim për drejtuesit e shkollave në periferi madje dhe për nxënësit.
Madje shkollat e qytetit mbipopullohen edhe më nxënës që vijnë nga fshatrat.
Ardhja e tyre në mëngjes me furgon ndikon në shtimin e kaosit në qytet, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.
E pyetur lidhur këtë situatë, drejtoresha e arsimit në Krujë, Anila Isaku, teksa refuzon të flasë para kamerave, sqaron se familjet e këtyre fëmijëve janë të pajisura më mënyrë abuzive nga njësia vendore me vërtetimin se banojnë në qytet.
Ndërkohë një gjë e tillë hidhet poshtë nga drejtuesit e bashkisë së Fushë-Krujës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO