Fushë-Krujë, plagoset me armë
zjarri 55-vjeçari, në kërkim autori

Fushë-Krujë, plagoset me armë<br />zjarri 55-vjeçari, në kërkim autori
FUSHE-KRUJE- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Fushë-Krujës.

Sipas të dhënave nga policia, i plagosur ka mbetur 55-vjeçari Nikollë Gjini, i cili punonte në një dyqan të një kompanie celulare.
 
Mësohet se autori i plagosjes ka ndaluar përballë me një automjet tip BMW me targa të huaja dhe pasi ka hyrë në ambjentet e dyqanit të rimbushjeve celulare ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësit, duke e lënë të plagosur rëndë.
plagosje ne fushe kruje
(Në foto: Vendi ku ndodhi plagosja me armë zjarri)

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar me mjetin e tij, i cili është gjetur nga policia.

Pas 2 orësh, policia ka identifikuar si autor të ngjarjes, Emir Xhaja, 43 vjeç, nga fshati Cinam i Tiranës dhe me banim të përkohshëm në Nikël të Krujës. Sipas policisë, shkak është bërë mostransferimi i tarifës prej 300 lekësh në numrin celular të autorit, edhe pse ai kishte bërë porosinë dhe pagesën.
 
Mësohet se autori ka përdorur një pistoletë sportive, me ajër.
 
Policia është vënë në kërkim të autorit, ndërsa  55-vjecari i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania