Fush-Krujë- Një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur kësaj radhe në Fushë Krujë pas ngarjes së Shkodrës.

Eksplozivi i është vendosur dyqanit të detergjenteve në lagjen “Kastriot” në rrugën nacionale Fushë-Krujë-Krujë. Burime për Report Tv konfirmojnë se dyqani i detergjenteve i përket E.Xh., dhe mësohet gjithashtu se të njëjtit dyqan i është vendosur tritol edhe më parë

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Kanë qenë banorët e lagjes “Kastriot” ata që kanë lamëruar policinë.
Para dy muajsh të njëjtit syqan iu vendos eksploziv. Policia është duke hetuar për të zbardhur të plotë ngjarjen e Fush-Krujës. Shpërthimi i eksplozivit në Fush-Krujë është i dyti në Shqipëri pas ngarjes së shkodrës ku mbetën të plagosur 8 persona.

tritol fushe kruje
(Dyqanit të cilit iu vendos tritol në Fushë Krujë)

tritol fushe kruje

(Dyqanit të cilit iu vendos tritol në Fushë Krujë)

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com