FUSHE-KRUJE - Sërish shpërthim me tritol në Fush-Krujë. Katër ditë pas vendosjes së një sasie ekslovizi në automjetin e kreut të Bashkisë së këtij qyteti, Gjon Bardhi, po në fshatin Larushk iu vendos tritol një banesë 3-katëshe, brenda të cilës ndodhet një dyqan me veshje nusesh.
Sipas policisë së Fushë-Krujës, shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së Premtes dhe ka shënuar vetëm dëme materiale.
Në një prononcim për A1 REPORT, pronarja e dyqanit, Vera Çorushi thotë se është e disata herë që e kërcënojnë dhe se autorët, të cilët ajo dyshon se kanë vënë tritolin, i kanë kërkuar lekë.
Ajo thotë se i ka denoncuar në polici këta persona, por ende nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e tyre, ndonësë ka dorëzuar edhe pamje filmike ku ata identifikohen.
“Para një muaji më kanë gjuajtur me armë para lokalit. Është e disata herë që më kërcënojnë, na vënë gjoba, na kërkojnë lekë. Kam bërë kallëzim e nuk është marrë asnjë masë. I njoh autorët, i kam kallëzuar dhe në polici e ndërsa kam çuar në prokurori dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë”, deklaroi pronarja e dyqanit, Vera Çorushi.
Vetëm pak ditë më parë objekt i një sulmi me lëndë plasëse po në fshatin Larushk u bë makina e kryebashkiakut të Fushë-krujës, Gjon Bardhi, por fatmirësisht edhe ky atentat nuk pati të lënduar në njerëz.
/Shqiptarja.com

FOTO