Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në Fushë Krujë. 

Policia njofton se rreth orës 00:23 ka marrë njoftim se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit Bar- Restorant në pronësi të shtetasit M.V. 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet policore. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

“Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët Antieksploziv”- njofton policia.

Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

M.V, pronar i restorantit, ka mbajtur detyrën e drejtorit të ALUIZNIT në Fushë Krujë. Kjo është dhe një nga pistat që po heton policia si shkak për ngjarjen.