FUSHE-KRUJE-Një zjarr i madh ka shpërthyer në vendin e grumbullimit të plehrave në fshatin Halil të Fushë-Krujës.
 
Zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe dhe rrezikon të përfshijë të gjithë pyjet rreth e qark pasojat e të cilit do të ishin të paimagjinueshme.
 
Kryeplaku i fshatit Halil, Flamur Halili jep alarmin pasi zjarri mund të përhapet në të gjithë fshatin duke u përhapur në banesa. Kryeplaku thotë se ka lajmëruar zjarrfikëset e Krujës të cilat nuk kanë ardhur.
 
"Ne e kemi bere problem herë pas here ketë fenomen në bashkinë e Krujës por nuk është marrë asnjë masë. Këtu hidhen çfarëdo lloj plehrash deri te fishekë e municione.  Pati 2 shpërthime municionesh në prezencën tonë", tha kryeplaku i fshatit.
 
Liqeni i Zagraces nga helmet e dala nga djegia e mbetjeve ka dalë jashtë përdorimit.
 
Fshati Halil ka mbi 3 mijë banorë.

[gallery]21842[/gallery]
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com