Andri Vokrri, 28-vjeçari i arrestuar si i dyshuar për vrasjen me çekiç të Petrit Ndout pas mesnatës së djeshme, ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë. Pas rimarrjes në pyetje, pasi i doli pija, ai ka deklaruar se nuk kishte pasur asnjë qëllim për ta vrarë Ndoun, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema.

Sipas tij, në momentin e konfliktit ndodhej nën efektin e alkoolit dhe nuk arrin të kujtojë qartë çfarë ka ndodhur, as nëse personi me të cilin u konfliktua kishte humbur jetën apo jo.

"Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm që pash një makinë që më kishte zënë rrugën. I kam kërkuar që të largohej dhe të kaloja i pari pasi mund të bënim aksident. Nuk më dëgjoi dhe kaluam paralel. Kur pash që makina u fërkua, dola dhe e godita me çekiç. Nuk doja ta vrisja."

Ndërkohë, dy shokët e tij, Lorenc Goga dhe Fation Kulla, të arrestuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit, kanë deklaruar se u larguan nga vendngjarja menjëherë pas incidentit, pasi u frikësuan nga ajo që mund të kishte ndodhur.

Lajmi në përditësim...