TIRANË - Bayern Mynih vijon të humb copëza në këtë pjesë të parë të sezonit të ri futbollistik, ku Philim Lahm është "viktima" e fundit e dëmtimeve.
Kaptieni Lahm, sipas mjekëve do të rrij tre muaj larg fushave, si pasojë e frakturës së pësuar në kaviljen e djathtë. Ai ka mbushur edhe më shumë infermierinë, e cila ishte tejmbushur tashmë me lojtar si David Alaba, ndërkohë ende ndodhen në infermieri Javi Martinez, Thiago Alcantara, Holger Badstuber, Claudio Pizarro,Tom Starke dhe Pepe Reina.
Armata e Pep Guardiolës udhëheq Bundesligën me katër pikë në avantazh ndaj Wolfsburgut, i dyti në klasifikim dhe qëndron fuqishëm në kualifikimin për çerekfinalet të Champions League. Pavarësisht dëmtimit të gjashtë lojtarëve, skuadra e Pep Guardiolës nuk ka humbur në rendimentin e skuadrës. Tashmë Guardiolës do i duhet të rivlersojë gjendjen në infermieri të lojtarëve, si dhe të marri masat për pjesën tjetër të grupit./ATSH/









