Futboll/ Sot, dueli Juventus-Inter dhe Udineze-Roma

/ATSH-Arbi Fortuzi/-.  Java e 17-të e Seris A e futbollit do të vendos mbrëmjen e të martës përballë tyre, Juventusin dhe Interin.

Bardhezinjtë vijnë në këtë përballje si udhëheqës të kampionatit italian të futbollit dhe janë pretendentë kryesorë për të marrë trepikëshin e radhës dhe kjo sipas Allegrit është vetëm çështje mentaliteti, pasi mundësitë e kampionëve të Italisë janë më të larta. Por po të dëgjosh teknikun zikaltër, Roberto Mançinin, Interi nuk ka frikë dhe do të përballet si e barabartë me bardhezinjtë, madje në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Lukas Podolski, blerja më e re e Interit. Ndeshja e cila pritet të jetë qershia mbi tortë e kësaj jave të futbollit italian do të nisë në orën 20:45 dhe gjyqtar i takimit do të jetë Lucas Banti, nën drejtimin e të cilit Juventusi numëron  më shumë fitore se Interi nëkëtë sezon të futbollit italian.

Po ashtu dueli është ndezur edhe më tej gjatë ditës së hënë kur teknikët e të dyja skuadrave në daljet e tyre për shtyp kanë theksuar motivimin e skuadrave respektive për të mbërritur tek fitorja. "Të fitosh derbin e Italisë duhet fillimisht të jesh mirë psikologjikisht dhe ne për këtë po punojmë, pasi fizikisht dhe teknikisht jemi më lartë se Interi", nënvizoi Allegri. Sipas tij, pushimet e dimrit kanë ndihmuar shumë skuadrën. "Pas humbjes me Napolin në superkupë, pushimet na relaksuan dhe tashmë jemi gati për të vijuar marshin drejt titullit", vijoi tekniku 47-vjeçar i bardhezinjëve. Ndryshe mendon Mançini, i cili në daljen e tij për shtyp ka nënvizuar se zikaltërit kanë të gjitha mundësitë për të marrë fitoren në Torino. "Për Interin ndeshja e të martës është ndeshje thelbësore për të ndryshuar historinë e këtij kampionati, që deri më sot ka zhgënjyer për ne", theksoi Mançini. "Skuadra duhet të jetë e kujdesshme në mbrojtje, pasi Juventus është një makinë golash, që nuk gabon kollaj kur i jepet rasti. Prandaj, vijoi 50-vjeçari ne do munohemi të përfitojmë nga kundrasulmet".

Statistikat i buzëqeshin bardhezinjëve të cilët kanë fituar në 77 raste ndaj Interit, ndërsa zikaltërit kanë fituar në 45 të tilla, por të lexojme historin e takimeve të zhvilluara në Torino, Inter numëron vetëm 11 fitore, kundrejt 56 fitoreve të zonjës së vjetër dhe 14 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Po ashtu statistikat tregojnë se Juventus është skuadra që i ka shënuar më shumë Interit në histori, plot 235 gola. Mediat italiane për të ndezur edhe më tej derbin kane evokuar një intervistë të vitit 2007 të Podolskit, i cili njihet për simpatinë  e tij ndaj Juventus. Sipas Podolskit të vitit 2007, Interi në atë kohë ishte i sukseshëm vetëm pasi Juventus ishte në B.  Gjithësesi edhe pak na ndajnë nga fillimi i duelit dhe në atë çast fjalët do i marri era dhe një faqe e re e historisë së këtij dueli dotë shkruhet.

Mbrëmjen e djeshme, Lacio ka shpartalluar Sampdorian, duke fituar ndeshjen e parë të javë së 17-të të Serisë A. Ndeshja e zhvilluar në "Olimpico" u veshë me të kaltërt që në minutat e para, kur Lacio humbi dy raste të pastra. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 38. Autor i golit është Parolo, ndërsa dyfishoi rezultatin në të 41-ën Felipe Anderson. Goli i tretë i takimit Djordevicc shënoi golin e tretë në minutën e 66-të. Kjo fitore e ngjit Lacion në vendin e tretë, ndërsa Sampdoria faktoi se vuan mungesën e Gabiadinit, që firmosi të dielën për Napolin.

Duhet thënë se lojtari më i mirë i takimit Felipe Anderson, që jo vetëm shënoj por dhe me pasat e tij i dha mundësi skuadrës të gjente dhe dy golat e tjerë.
Sot do të luhen dhe takimet e tjera të javës së 17-të. Në 12:30, Udineze-Roma. Më tej janë: Chievo-Torino, Empoli-Verona, Gjenova-Atalanta, Milan-Sasuolo, Palermo-Cagliari, Parma-Fiorentina, Cezena-Napoli, Juve-Inter.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?