Skenat e dhunës në kampionatin elitar të Francës Ligue 1 janë kthyer sërish. Kjo për shkak se në ndeshjen Lens-Lilë tifozët e ekipit vendas kanë pushtuar fushën dhe janë vërsulur drejt tifozëve dhe futbollistëve kundërshtarë.
Kjo ka sjellë ndërprerjen e ndeshjes derbi për 60 minuta, ndërsa në pjesën e dytë u realizua edhe goli që vulosi shifrat 1-0 në faor të Lensit. Sa i përket dhunës ky nuk është rasti i parë këtë sezon në Francë, pasi dy javë më parë ndeshja Nisës dhe Marsejës u pezullua për shkak se tifozët vendas pushtuan fushën dhe sulmuan lojtarët kundërshtar.