Futbolli shqiptar në zi. Futbollisti i Skënderbeut Dorian Tahirllari ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë që vuante prej disa kohësh.
18-vjeçari vuante nga një tumor malinj, por pavarësisht operacioneve dhe tentativave të mjekëve nuk arriti dot t’i mbijetonte sëmundjes.
Tahirllari ka qenë pjesë e moshave të ekipit të Skënderbeut. Lojtari pjesë e ekipit U-17 të Skënderbeut ishte nga fshati Dvoran i Korçës, ndërsa sëmundjen e kishte zbuluar një vit më parë.

Armand Duka, presidenti i FSHF-së ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 18-vjeçarit Dorian Tahirllari, i cili fatkeqësisht humbi betejën me tumorin. Duka thotë se ndarja nga jeta në këtë moshë është e dhimbshme, ndërsa sipas tij i gjithë komuniteti i futbollit me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi që ëndërronte të bëhej futbollist.
“Thellësisht i tronditur mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari. Një ndarje e dhimbshme, e cila preu në një moshë të re, jetën dhe ëndrrat e tij rinore. Dua t’i përcjell familjes, ngushëllime të thella për këtë humbje të rëndë. I gjithë komuniteti i futbollit, sot me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi të mirë që dëshironte shumë të bëhej futbollist i njohur, ndërsa sot udhëton drejt parajsës. Lamtumirë Dorian!”, – është shprehur Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Një lajm i trishtë tronditi sot Korçë, futbollin shqiptar dhe jo vetëm. 18-vjeçari Dorian Tahirllari, i cili ka qenë pjesë e akademisë së Skënderbeut dhe që ëndërronte se një ditë do luante për ta, u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë, turmorit malinje.
Edhe pse ka kryer 5 operacione ai nuk mundi ta fitonte këtë betejë, por ndërkohë që ishte diagnostikuar me këtë sumndje ai ka shkruar një poezi, ku flet për atë që përjeton dhe lutjet e nënës së tij që ai të shërohet. Ndër të tjera ai thotë se ‘i lutet Zotit për ëndrrat e tij’.
Poezia e Dorian Tahirllarit:
Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,
një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.
Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.
Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.
Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.
Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,
ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.
Një ditë ku kujtova gjithçka…
Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi…
Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia…
Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…
Një ditë ku lutja është tek Zoti…
Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.
Dua t’i lutem për mua…
Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…
-
Ngushellime familjes, shokeve dhe te afermve.
Përgjigju -
Ngushellime familjes dhe ishalla te past rujt zoti nje ven me te mire ne parajs se sa toka ku jetove pak vite,u prefsh ne paqe
Përgjigju











Komente
Komento