Diego Longo, ish-trajneri i Kukësit, Teutës dhe Flamurtarit foli së fundmi për "Gazzetta Dello Sport" në Itali, duke nxirë futbollin shqiptar. Ai tha se "kampionati shqiptar është më i korruptuari në botë" duke sjellë një shembull gjatë kohës kur drejtonte verilindorët, në humbjen kundër Partizanit dhe ndikimin e arbitrave.
Për fjalët e italianit një koment e ka pasur edhe Skerdi Bejzade, ish-trajneri i Laçit që është përballur kundër Longos në stol. "Arusha" i ka kujtuar Longos humbjen e 15 shtatorit 2023, kur Laçi fitonte 6-1 kundër Teutës.
Bejzade thotë se "nuk kishte parë asnjëherë trajner që në nxehmjen e ekipit i udhëzonte si të dilnin në sulm". Bejzade shkruan në një koment në kanalet e komunikimit se Longo "mbron dështimet e veta duke ulur futbollin shqiptar", teksa përmend edhe fjalën 'llum'.
Postimi i Bejzades (pa ndërhyrje):
"Sa kam lujt futboll ose ne rolin e tranierit nuk kisha pare asnjiher nje tranier si ky, qe i bente ne nxemje ekipit se si do veproni ne fazen sulmuse ose me ndryshe ne manovren e daljes ne Sulm . Si perfundim hengri 6 gola kundra Lacit ishte per te qesh e per ta qare , cfar llumi tranieresh marin atje dhe tashti kane goj e me fol per deshtimet e veta dhe duke ulur futbollin shqiptare", shkruan Bejzade.
Komenti i Skerdi Bejzades
Komente









