Futbolli shqiptar në zi. Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71 vjeçare ish-futbollisti i shquar i kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.
Ish-sulmuesi i Kombëtares u nda nga jeta pas disa komplikacioneve shëndetësore të shfaqura në ditët e fundit.
Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegancës dhe triblimit të tij.
Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.
LAMTUMIRË SEFEDIN BRAHO!
Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbin një legjendë
Me keqardhje të thellë përcjellim sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 71 vjeçare të Sefedin Brahos. Ish sulmuesi i Luftëtarit dhe kombëtares shqiptare ka qenë pjesë edhe e Partizanit, skuadër me të cilën do të luante për 2 vite 1972 - 1974 duke fituar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë me të kuqtë.Me një shpejtësi natyrale, e kombinuar me topin në lëvizje, driblimi, ishin cilësitë që e karakterizonin sulmuesin gjirokastrit, aftësi që i ka mahnitur të gjithë.
Klubi i Futbollit Partizani dhe veçanërisht presidenti Gazment Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe legjenda Sefedin Braho, shkruan nw faqen e saj nw facebook sport klub Partizani.
Ngushellime familjes,,,,plejada e futbollisteve te shquar te viteve 80....na kane dhuruar emocione te vecanta...
Përgjigju