Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish futbollisti i Skënderbebut dhe Pogradecit Festim Fetollari

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish futbollisti i Skënderbebut dhe Pogradecit Festim Fetollari

Festim Fetollari

Ndahet nga jeta krejt papritur në moshën 54 vjeçare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skënderbeut Festim Fetollari. Fetollari lojën e futbollit do ta niste në Korçë me ekipin e para të rinjve të Skënderbeut. Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte te vështire për ta vijuar normalisht stërvitjen. Ndaj dhe vendos ta vazhdojë magjinë e futbollit në Pogradec, pasi fshati i tij Pirg, ishte me pranë këtij qyteti.

Trajnerët e tij, Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë përfshire menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shume shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte në të rriturit e skuadrës liqenore ku luan deri në vitin 1994 me një grup futbollistësh, padyshim me të mirët e gjithë historisë se futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Bashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka e shumë të tjerë të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre.

Pas këtij viti, Fetollarin e shikojmë si futbollist të Skënderbeut aty ku luan deri ne vitin 1999, për t'u rikthyer edhe njehere tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist.

Më vonë Fetollarin e shikojmë si trajner pranë klubit pogradecar kur liqenorët luanin në kategorinë e parë.

Për 1 sezon ishte edhe trajner i skuadrës së Devollit për t'u rikthyer edhe njëherë tjetër pranë akademisë se futbollit pogradecar ku mori përsipër të drejtojë një grup futbollistësh të vegjël U11, të cilëve iu mësonte magjinë e kesaj loje. Me largimin nga jeta të Festim Fetollarit, Pogradeci dhe Skënderbeu kanë humbur nje nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit. Fetollari ishte nga ajo "rracë" mesfushorësh shkatërrues, që sot i mungon futbollit shqiptar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet