'Futbollist me personalitet', në Itali elozhe për Kristjanin! Asllani i Kombëtares: Kemi grup të bashkuar

'Futbollist me personalitet', në Itali elozhe për Kristjanin! Asllani i Kombëtares: Kemi grup të bashkuar

Asllani feston me Thuram dhe Martinez


Interi fitoi 1-0 me Romën për javën e dhjetë në Serie A dhe vendimtar në këtë sukses për zikaltërit ishte edhe Kristjan Asllani. Goli i Thuram nisi nga këmbët e shqiptarit, që mori vlerësime nga mediat.

"Nga minuta e 75-të Asllani 6.5 - Hyn dhe gjuan, lojtar me personalitet. Më pas dërgon Dimarcon te korsi nga ku erdhi dhe goli i 1-0, më shumë se promovuar", shkruan Tuttomercato.

Sportmediaset thotë: Asllani 6  - Aksioni që çoi në golin e Thuram nis nga këmbët e tij, me shqiptarin që kap Dimarcon në kohën e duhur.

Pas ndeshjes vetë Asllani është shprehur i lumtur, duke veçuar grupin dhe mësimet e Calhanoglu.

"Nuk është kurrë e lehtë të hysh në fushë kur kanë mbetur pak minuta dhe rezultati është 0-0. Fatmirësisht ia pasova topin Dimarcos edhe më pas erdhi goli i Thuram. E zotëruam topin nga fillimi në fund, duhet të vazhdojmë kështu. Si grup jemi gjithmonë bashkë, Çalhanoglu më ndihmon në çdo seancë stërvitore. Ne duhet të vazhdojmë së bashku dhe objektivat me siguri do të vijnë. Duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, ka ndeshje në të cilat jemi më të lodhur. Ne duhet të ecim përpara në këtë mënyrë", tha Asllani.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Kristjan Asllani regjisor, Interi mposht 1-0 Romën dhe merr kreun e Serie A! Napoli dhe Milan ndahen 2-2 mes emocioneve


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dyfishohen rastet e fruthit gjatë 2023, Evropa rajoni më i prekur

Dyfishohen rastet e fruthit gjatë 2023, Evropa rajoni më i prekur