Serie A e futbollit zhvilloi edhe këtë të diel katër ndeshjet e radhës për raundin e 10-të. Me fillim nga 12:30 nisi gjithçka në Sardegna, me vendasit e Cagliarit që morën një fitore të "çmendur" 4-3 me përmbysje kundër Frosinones. Në Milano, Interi fitoi 1-0 me Romën falë golit të Thuram dhe merr kreun e Serie A. Në 20:45 Napoli baraoi 2-2 me Milanin.
Në stadiumin "Unipol Domus" në Sardegna, Cagliari vendas fitoi 4-3 me Frosinonen, duke marrë tri pikët e para këtë sezon. Skuadra e Claudio Ranierit bëri një përmbysje të "çmendur" nga 0-3 në 4-3. Te Frosinone në fushë për 56 minuta ishte edhe Marvin Çuni, sulmuesi i Kombëtares që pasi doli nga loja i la të tijtë në avantazhin e tre golave, ndërsa pa një humbje që nuk i besoi syve. Frosinone shënoi tre herë në minutat 23 dhe 37 me Soule dhe 49 me Brescianon. "Valsi" i Cagliarit mori jetë në minutën e 72, kur Oristanio shënoi golin e parë. Më pas ishte Makoumbou që dërgoi shifrat në 2-3, para se veterani Leonardo Pavoletti të shënonte dopietë për përmbysjen e madhe në minutat 90+4 dhe 90+6. Me këtë sukses Cagliari lë në vend të fundit Salernitanën dhe ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve për vendin e 19-të. Frosinone me 12 pikë mban vendin e 12-të.
Interi fitoi 1-0 me Romën për javën e dhjetë në Serie A. Në "Giuseppe Meazza" vendosi goli i Marcus Thuram në minutën e 81-të të ndeshjes. Djemtë e Inzaghit marrin kështu tri pikë me vlerë që i katapultojnë për momentin në krye të Serie A. Vendimtar në këtë sfidë ishte edhe Kristjan Asllani. Në minutën e 75 mesfushori u hodh në fushë, teksa iu deshën vetëm gjashtë minuta për të treguar cilësitë e tij. Një pasim i gjatë i kalibruar nga afro 35 metër prej Asllanit, bëri që Dimarco të kontrollonte bukur dhe më pas të pasonte për Thuram, që shënoi golin me vlerën e tri pikëve. Kështu Inter merr momentalisht kreun me 25 pikë, ndërsa Roma me 14 pikë mbetet në vendin e tetë.
Napoli dhe Milani barazuan 2-2 në "Maradona". Kuqezinjtë e Stefano Piolit ishin në epërsinë e dy golave në transfertë, duke mos mbajtur dot avantazhin. Gjithçka u hap në minutën e 22-të të ndeshjes nga Giroud, me francezin që do shënonte golin e dytë dhe dopietën personale në të 31 minutë. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e miqve, teksa Napoli kishte lënë gjithçka për në fraksionin e dytë. Politano në të 50 minutë bëri çcfarë deshi me mbrojtjen mike dhe e ndali sferën në rrjetë. Vetëm 13 minuta më vonë, Raspadori me një goditje mjeshtërore barazoi rezultatin për 2-2. Në fund ishte Maignan që i hoqi fitoren Napolit, pasi ndali goditjen me të majtë të Kvaratschelia. Kësisoj dy skuadrat ndajnë pikët, me Milanin që gjendet në vendin e tretë me 22 të tilla. Nga ana tjetër, Napoli me 18 pikë është në vendin e katërt.
Serie A - raundi 10 - e dielë:
12:30 Cagliari 4-3 Frosinone
15:00 Monza 1-1 Udinese
18:00 Inter 1-0 Roma
20:45 Napoli 2-2 Milan
Renditja:
Napoli dhe Milani barazuan 2-2 për javën e dhjetë në Serie A. Kuqezinjtë e Stefano Piolit ishin në epërsinë e dy golave në transfertë, duke mos mbajtur dot avantazhin. Gjithçka u hap në minutën e 22-të të ndeshjes nga Giroud, me francezin që do shënonte golin e dytë dhe dopietën personale në të 31 minutë. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e miqve, teksa Napoli kishte lënë gjithçka për në fraksionin e dytë. Politano në të 50 minutë bëri çcfarë deshi me mbrojtjen mike dhe e ndali sferën në rrjetë. Vetëm 13 minuta më vonë, Raspadori me një goditje mjeshtërore barazoi rezultatin për 2-2. Në fund ishte Maignan që i hoqi fitoren Napolit, pasi ndali goditjen me të majtë të Kvaratschelia. Kësisoj dy skuadrat ndajnë pikët, me Milanin që gjendet në vendin e tretë me 22 të tilla. Nga ana tjetër, Napoli me 18 pikë është në vendin e katërt.
Interi fitoi 1-0 me Romën për javën e dhjetë në Serie A dhe vendimtar në këtë sukses për zikaltërit ishte edhe Kristjan Asllani. Goli i Thuram nisi nga këmbët e shqiptarit, që mori vlerësime nga mediat.
"Nga minuta e 75-të Asllani 6.5 - Hyn dhe gjuan, lojtar me personalitet. Më pas dërgon Dimarcon te korsi nga ku erdhi dhe goli i 1-0, më shumë se promovuar", shkruan Tuttomercato.
Sportmediaset thotë: Asllani 6 - Aksioni që çoi në golin e Thuram nis nga këmbët e tij, me shqiptarin që kap Dimarcon në kohën e duhur.
Pas ndeshjes vetë Asllani është shprehur i lumtur, duke veçuar grupin dhe mësimet e Calhanoglu.
"Nuk është kurrë e lehtë të hysh në fushë kur kanë mbetur pak minuta dhe rezultati është 0-0. Fatmirësisht ia pasova topin Dimarcos edhe më pas erdhi goli i Thuram. E zotëruam topin nga fillimi në fund, duhet të vazhdojmë kështu. Si grup jemi gjithmonë bashkë, Çalhanoglu më ndihmon në çdo seancë stërvitore. Ne duhet të vazhdojmë së bashku dhe objektivat me siguri do të vijnë. Duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, ka ndeshje në të cilat jemi më të lodhur. Ne duhet të ecim përpara në këtë mënyrë", tha Asllani.
Interi fitoi 1-0 me Romën për javën e dhjetë në Serie A. Në "Giuseppe Meazza" vendosi goli i Marcus Thuram në minutën e 81-të të ndeshjes. Djemtë e Inzaghit marrin kështu tri pikë me vlerë që i katapultojnë në krye të Serie A. Vendimtar në këtë sfidë ishte edhe Kristjan Asllani. Në minutën e 75 mesfushori u hodh në fushë, teksa iu deshën vetëm gjashtë minuta për të treguar cilësitë e tij. Një pasim i gjatë i kalibruar nga afro 35 metër prej Asllanit, bëri që Dimarco të kontrollonte bukur dhe më pas të pasonte për Thuram, që shënoi golin me vlerën e tri pikëve. Kështu Inter merr kreun me 25 pikë, ndërsa Roma me 14 pikë mbetet në vendin e tetë.
Në stadiumin "Unipol Domus" në Sardegna, Cagliari vendas fitoi 4-3 me Frosinonen, duke marrë tri pikët e para këtë sezon. Skuadra e Claudio Ranierit bëri një përmbysje të "çmendur" nga 0-3 në 4-3. Te Frosinone në fushë për 56 minuta ishte edhe Marvin Çuni, sulmuesi i Kombëtares që pasi doli nga loja i la të tijtë në avantazhin e tre golave, ndërsa pa një humbje që nuk i besoi syve. Frosinone shënoi tre herë në minutat 23 dhe 37 me Soule dhe 49 me Brescianon. "Valsi" i Cagliarit mori jetë në minutën e 72, kur Oristanio shënoi golin e parë. Më pas ishte Makoumbou që dërgoi shifrat në 2-3, para se veterani Leonardo Pavoletti të shënonte dopietë për përmbysjen e madhe në minutat 90+4 dhe 90+6. Me këtë sukses Cagliari lë në vend të fundit Salernitanën dhe ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve për vendin e 19-të. Frosinone me 12 pikë mban vendin e 12-të.