"Gazetaret magjepsëse shqiptare ishin pështypja më e fortë në stadiumin në Tiranë", kështu e nis artikullin gazeta serbe "Kurir".

Sipas artikullit, lojtarët e Zvezda nuk luajtën shumë mirë, pavarësisht se ia arritën qëllimit dhe të kthehen në Beograd me fitore.

"Asnjë incident nuk u regjistrua në stadium. Ndeshja u luajt pa praninë e audiencës dhe organizatorët u siguruan që gjithçka në fushë të shkonte sa më mirë. Pjesëmarrësit në ndeshje mund të provokoheshin vetëm nga gazetaret shqiptare, të cilat dogjën stendat e stadiumit në Tiranë", thekson artikulli.

Gazeta "Kurir" shkruan gjithashtu se "gazetaret provokuese nga Shqipëria ndezën imagjinatën e lojtarëve në fushë. Ndoshta ato janë arsyeja pse lojtarët e Zvezda dukeshin të hutuar gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Nëse po, ne i kuptojmë plotësisht ato."