TIRANE - "Nuk do të ndalemi kurrë në të drejtën tonë për të marrë atë që na takon. Pavarësisht se Bashkia e Tiranës na mbylli dyert duke mos u interesuar për problemin tonë që kemi 4 muaj pa marrë pagat, kjo nuk do të thotë që do të dorëzohemi përballë kësaj situate. Kemi vendosur që në ditët në vazhdim të intensifikojmë përpjekjet për të takuar kryetarin Lulëzim Basha" deklaron kapiteni i ekipit të Tiranës Ilion Lika në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com".
Më tej Lika vazhdon duke zbuluar edhe një rrugë tjetër për të kërkuar hakun e tyre. "Teksa jemi në pritje të një takimi me Bashën, po firmosim edhe një peticion drejtuar Kryeministrit Berisha. Do ta vendosim në dijeni Kryeministrin për problemin që na shqetëson prej 5 muajsh duke kërkuar ndihmën e tij për zgjidhjen e ngërçit dhe marrjen e masave për ata që e krijuan këtë situatë.
Nuk po kërkojmë lëmoshë, por djersën tonë. Në vazhdim të intervistës Lika zbulon edhe prapaskena të drejtuesve në lidhje me pagat. "Jam i habitur me atë që ka ndodhur këtë edicion. Klubi na ka masakruar me gjoba këtë edicion vetëm përse kemi kërkuar pagat. Pas protestës së pak muajve më parë, klubi na gjobiti, pa asnjë arsye, vetëm pse kërkuan lekët tona.
Por deklaroj me bindje se edhe qindarkën e fundit do ta kërkoj deri në fund, nuk tërhiqem nga e drejta ime" përfundon Lika. Një tjetër futbollist që shpreh indinjatën pas gjendjes së krijuar është edhe i riu Morina "nuk shtyhet më kështu, duhet të gjendet një zgjidhje. Në të kundër do t'i drejtohemi FSHF-së, UEFA-as apo edhe FIFA-as.
Kjo situatë po na streson shumë " thotë sulmuesi. Ndërsa mbrojtësi Erjon Dushku është akoma më i ashpër duke fajësuar edhe administratën për gjendjen e krijuar. "Tirana përfundoi në këtë gjendje nga njerëzit që e drejtojnë, të cilët janë të paaftë dhe nuk marrin vesh nga menaxhimi i futbollit.
Një pjesë e tyre nuk janë treguar të ndershëm me futbollistët për pagat. Rast konkret ishte ai i pagës së fundit, e cila qëndronte në arkat e klubit, ndërsa këta të fundit na gënjenin prej kohësh" përfundon Erjon Dushku që thotë se do të radikalizojmë protestën.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com