Një futbollist i moshave të reja të Milanit menjëherë pas ndeshjes që kuqezinjtë humbën 0-2 në shtëpi me Juventusin ka shkuar në dhomat e zhveshjeve për të bërë foto me Ronaldon. Si pak njerëz në botë, Raoul Bellanova ka qenë me fat pasi ia ka arritur synimit, veçse një detaj në foton e shkrepur ka bërë më shumë bujë se Ronaldo.
Në të dallohet kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, i cili është plotësisht i zhveshur. 33-vjeçari siç dallohet nga foto ka qenë gati për t’u futur në dush dhe nuk e ka vënë aspak re që dikush në dhomë po bënte foto. Fotoja është shpërndarë masivisht dhe po bën xhiron e rrjetit por në profilin e Bellanovas nuk ekziston më.
Futbollisti i Milanit kërkoi foto me Ronaldon, Chiellini “e përshëndet” i zhveshur (Foto)
Komento