Futbollisti i njohur Emre Can me zi po pretë të zbresë në fushën e lojës së bashku me portugezin Ronaldo, kështu është shprehur për “Bild am Sonntag”.
Kam pasur privilegjin të luaj me kampionë botërorë, por Cristiano Ronaldo është një gjë tjetër, ai lë shenjën e tij edhe në këtë moshë.
Emre Can
Gjatë karrierës së tij, Emre Can ka fituar titullin me Bayernin e Guardiolës në 2013-n, por edhe Kupën e Konferderatave me Gjermaninë e ndërsa tani synon në shtojë titujt në karrierën e tij me bardhezinjtë e Juventusit.
“Juventusi ishte i fortë, por ardhja e Cristiano-s e ka përmirësuar ndjeshëm. Ai do të përmirësonte çdo ekip, është i jashtëzakonshëm. Unë jam shumë i lumtur që do luaj me atë.
Mirëpo, duke pritur zbritjen e Ronaldos në ndeshjen e parë zyrtare ndaj Chievos nuk janë vetëm tifozët bardhezinjë, por edhe shokët e tij të skuadrës.