Futbollisti i Tottenham refuzoi foton me fansen për një arsye të çuditshme

Futbollisti i Tottenham refuzoi foton me fansen për një arsye të çuditshme

Son Heung-Min

Sulmuesi i Tottenham, Son Heung-Min vendosi të bënte foto dhe të shoqërohej me fansat, por u gjend në një situatë të çuditshme. Arsyeja është se një vajzë kishte telefon “iPhone” dhe Son nuk i lejohet të fotografohet me të, pasi ka kontratë me “Samsung”.

Futbollisti i Koresë së Jugut dhe i Tottenhamit, Son Heung-Min ishte në grumbullim me kombëtaren e tij dhe kohën e lirë e shfrytëzoi për t'u shoqëruar me fansat. Son luajti 90 minuta në një ndeshje miqësore kundër Uellsit, por nuk shënoi gol dhe ndeshja përfundoi 0-0.

Para ndeshjes Son vendosi të bënte foto dhe të shoqërohej me fansat, por u gjend në një situatë të çuditshme. Arsyeja është se një vajzë kishte një telefon “iPhone” dhe sulmuesi nuk lejohet të fotografohet me të, pasi ka kontratë me “Samsung”. Futbollisti menjëherë i ka kërkuar falje vajzës dhe i ka shpjeguar situatën, por ka thënë se ai mund të fotografohet nëse ajo mban telefonin në dorë. E gjithë situata ishte shumë e çuditshme dhe në fund vajza gjeti Samsung-un, kështu që Son e mori menjëherë dhe ata bënë një foto.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë