'Fute çelësin poshtë...ca punë, ca llafe'! Rama në Priskë, por nuk hapet dera e shtëpisë së re (Batutat-VIDEO)

TIRANË-Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në Priskë në shtëpinë e re të familjes Dervishi, pasi e vjetra u dëmtua nga tërmeti i shtatorit. "Ne themi çfarë bëjmë dhe bëjmë çfarë themi, me punë të palodhur, vullnet të palëkundur e durim të madh" tha Rama. Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat, që në momentin e parë teksa me vështirësi u hap dera.

Biseda e kryeministrit Rama në familjen Dervishi
Nuk hapet dera

Edi Rama: Fute edhe çelësin poshtë, e kanë mbyllur dy herë.

E zonja e shtëpisë: Ju falenderoj shumë që më bëtë me shtëpi

Erion Veliaj: I kemi miqtë nga Holanda, le të vijnë edhe ata

I zoti i shtëpisë: Jam shumë i kënaqur, se kam qenë për ibret

Erion Veliaj: Shtëpia e vjetër ishte me qerpiç, baltë, sajesë

Edi Rama: Po ishte keq?

I zoti i shtëpisë: Po shumë keq.

Edi Rama: Me notat si jeni?

Fëmijët: Nga nënta e poshtë

Rama: Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë (Të qeshura)

Erion Veliaj: Do i rregullojmë cikë notat

Edi Rama: Nga nënta e lart

Erion Veliaj: Po merr dhjetë për sinqeritetin

Edi Rama: Këta kanë filluar...pse nuk mbajnë për dy muaj. Por ne nuk po rrimë, por janë shumë, mijëra. Duhet me bë, ku do i bëjmë, se jo të gjitha do të bëhen aty ku janë, disa do të afrohen me njëri tjetrin, pastaj studimet gjeologjike, pastaj planet, projektet, pastaj procedura për përzgjedhjen e kompanive. Si qenka kjo punë kështu, thonë dy muaj dhe rrinë në facebook. Është ndarë kjo punë, disa me punë dhe disa me llafe. Kazani i madh, vlon kazani gjithë ditën. Profeti thotë se Allahu kë do më shumë i jep një gocë.

Erion Veliaj: Në këtë fashat paskeni edhe miq nga jashtë, katunarë nga Holanda.

Holandezi: Katër muaj e kemi ndërtuar këtë shtëpi, ka qenë edhe në çadër dhe nuk është ankuar asnjë ditë, shumë familje e mirë, e meritojnë këtë shtëpi.

Erion Veliaj: Fshati është bërë internacional. Me këtë familje mbyllim historinë e shtatorit, më pas fillojmë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Rama rrëshqet nga balta dhe për pak rrëzohet, Veliaj 'i jep një dorë' dhe e ndihmon (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme me në Priskë në shtëpinë e re të familjes Dervishi, megjithatë aty është regjistruar një incident. Teksa po shikonte çandrën ku kishte qëndruar familja përgjatë këtij kësaj periudhe, kreu i qeverisë ka rrëshqitur për shkak të baltës. Ai është treguar i kujdesshëm, por edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj "i dha një dorë".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje