Tiranë/ 'Mercedes', 'Audi' dhe 'Volkswagen' kontrabandë, ndalohen 4 persona! Dëm shtetit 8 mln lekë

Tiranë/ 'Mercedes', 'Audi' dhe 'Volkswagen' kontrabandë, ndalohen 4 persona! Dëm shtetit 8 mln lekë

Foto ilustruese

TIRANË- Katër persona janë ndaluar pasi sillnin makina kontrabandë dhe më pas me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore, i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore. Një veprim ky që i ka kushtuar shtetit 8 mln lekë.

"Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Republikën e Shqipërisë automjete të tipeve/llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volkswagen dhe më pas me qëllim shmagien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore", thuhet në njoftimin zyrtar.

Mësohet se ka nisur hetimi ndaj B.G, A.F, R.Sh, I.R, është proceduar në gjendje të lirë D. B. Raportohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe persona të tjerë të huaj, por ende nuk është arritur në veprime konkrete nga ana e policisë. Në këtë operacion morën pjesë Hetimi Doganor, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me struktura ligjzbatuese të huaja dhe vendase.

Njoftimi zyrtar
"Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me struktura ligjzbatuese të huaja dhe vendase, në vijim të një punë disa ditore për hetimin e rasteve të dyshuara të Kontrabandës me mallra me regjim të ndërmjetëm, Vepër Penale e parashikuar nga Neni 177 i Kodit Penal,  ka finalizuar Operacionin "Regjimi" në vijim të të cilit u bë ndalimi i katër (4) shtetasve B.G, A.F, R.Sh, I.R, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D.B. të gjithë shtetas shqiptarë. Gjithashtu në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetas të huaj.

Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Republikën e Shqipërisë automjete të tipeve/llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volksëagen dhe më pas me qëllim shmagien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë afërsisht 8 milion lekë. Hetimet vazhdojnë edhe për përfshirjen e personave apo strukturave të tjera të Administratës shtetërore.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cani: 10/11/2019 15:12

    VK ktyre se dalin prap, i mbajn nj makin e nga 4 marrin 3 , e dalin. Po populli fukara cdo beje. Dhe nje here VK ktyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë