Marrëveshja për kredi 302 mln $ nga SHBA u fut në diskutime me procedurë të përshpejtuar. Sali Berisha akuzoi se kjo prpcedurë po bëhet në kundërshti me Kushtetutën dhe se PD nuk do ta votojë.
“Është akt i turpshëm i Ramës, i cili një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje, për çka PD është mirënjohëse, do me çdo kusht ta kalojë me procedurë jo kushtetuese. Ka një përcaktim kushtetues e cila nuk lejon votimin me procedurë të përshpejtuar pa një afat minimal një javor. Kërkon ët dhunojë kush dhe të para si flamurtar për plotësimin e buxhetit të NATO-s. Ne nuk votojmë në procedura anti kushtetuese. Ne jemi pro kredisë, por në kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me kushtetutën dhe jo vullnetin antikushtetues të Ramës. Qeveria e SHBA e ka dorëzuar në qeverinë shqiptare këtë marrëveshje muaj më parë. Kaloi në qeveri me 20 e ca qershor dhe e mbajtën nga 20 e ca qershori për ta sjellë në kuvend me 24 korrik dhe për ta kaluar me çdo kusht me procedurë të përshpejtuar. Grupi i PD ofroi propozimin e saj për të ndjekur rregullin kushtetues, në mënyrë që kuvendi të mblidhet dhe të enjten. Rëndësi ka që në mënyrë absolute nuk votojmë në procedura antikushtetuese”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Marrëveshja e huasë prej 302 mln $ me SHBA-të futet me urgjencë në rend dite, Balla: Blejmë pajisje ushtarake! Berisha: Procedurë antikushtetuese, s’e votojmë (VIDEO)











