Një peshkatar nga Divjaka ka humbur jetën teksa ka dalë për të peshkuar, pasi varka me të cilën ai dhe disa shokë të tij ishin duke lundruar, është përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur në grykëderdhjen e Shkumbinit kur peshkatari Landi Zhuri rreth 45 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përmbysjes së varkës me të cilin ai kishte dalë për të peshkuar.
Bashkë me të kanë qenë edhe A. S, J.S dhe B.L, 60 vjeç, të cilët fatmirësisht kanë mundur që të dalin në breg.
Problemet në varkë kanëardhur si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit.
Policia e Kavajës dhe Policia Kufitare e Durrësit po punojne për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e trupit të pajetë të Zhurit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com