Një mbajtës krokodilësh u sulmua përpara spektatorëve duke i lënë ata të tmerruar. 45-vjeçari i quajtur Tao po bënte një numër shfaqjeje duke futur krahun në gojën e një krokodili. Gjithçka ndodhi në kopshtin zoologjik Phokkathara në Chiang Rai, në Tajlandën veriore, përpara rreth 100 njerëzve të dielën pasdite.

Teksa futi krahun brenda nofullave të krokodilit, Tao pa nga audienca dhe i tha njërit prej teknikëve të ndalonte muzikën. Pastaj, zvarraniku papritmas “përplasi nofullat” rreth parakrahit të Tao-s, dhe u shkundi me forcë nga njëra anë në tjetrën. Incidenti u filmua nga një vizitor, Khun Phusawit, 35 vjeç, i cili po vizitonte fermën e krokodilëve Phokkathara dhe kopshtin zoologjik me gruan e tij Nok dhe dy fëmijët e tyre.

“Shfaqja ishte shumë e mirë derisa kjo të ndodhte. Shpresoj që ai të mos jetë lënduar shumë dhe të bëhet mirë së shpejti,”- shkruan ai krahas videos së sulmit, të cilën e shpërndau në rrjetet sociale.