Basha: Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH është kriminale, 50 mijë biznese janë drejt falimentimit

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë sot në një deklaratë për mediat së bashku me biznesin e vogël, për të folur kundër taksës TVSH në të cilën u përfshi biznesi i vogël.
Ai ka rinjoftuar për protestën që do të ndërmarrë ditën e nesërme biznesi i vogël, ku në shënjë proteste do të ulë qepenat  për rreth një orë. Basha ka theksuar pasojat që do të vijnë si pasojë e përfshirjes së biznesit të vogël në TVSH.

Kjo do rrisë kosto, do çojë në falimentimin e qindra bizneseve të vogla, do rritet papunësia. Çmimet e konsumit do rriten, do çojnë në uljen e konsumit, kjo sjell uljen e fuqisë vlerëse, ulja e fuqisë blerësë sjell uljen e të ardhurave të biznesit dhe për rrjedhojë do i çojë drejt mbylljes së biznesit dhe mbylljen e vendeve të punës. Pakica për t’ja thënë shumicës. 
Dua të përshëndes dhe të përgëzoj ata që ulën qepenat, në shënjë protestë, ju ftoj të bashkoheni nesër në protstë kundër taksës së biznesit të vogël. Një grusht njerëzish po mbajnë peng 3 milionë shqiptarë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë