Fëmijët me aftësi ndryshe relizojnë ekspozitën ‘Ti je një vepër arti’, fitimet shkojnë për bamirësi, Sula: S’është lëmoshë, por dashuri e dhënë

TIRANË- 70 piktura, që shërbejnë për të udhëtuar në fantazinë e krijimit të autorëve me peizazhe plot ngjyra u ekspozuan në qendrën COD në Kryeministri të titulluar “Ti je një vepër arti”. Një ekspozitë që më tepër se pikturën, në fokus kishte autorët, që kësaj here ishin të pazakontë, fëmijë me aftësi ndryshe. Një punë gati 3 mujore me një qëllim fisnik, mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve me fëmijë me aftësi ndryshe për t’iu ofruar mundësi për të bërë terapinë. Drejtoresha e Qendrës ‘Të ecim së bashku’, Eliona Sula tha se ky fondacion nuk duhet të shihet si lëmoshë për këta fëmijë, por si një dashuri e dhënë.

“Pjesën më të bukur të punës, nuk tregon vetëm bukurinë dhe shpirtin e madh të fëmijëve, por dhe që ky aktivitet nuk është bërë i vetëm, por nga një sërë aktorësh që kanë dhënë kohën e tyre.  Ndër të vetmit në formën e fondacionit, jo se ka nevojë për lëmoshë, por për dashuri, kontributi duhet të konsiderohet si një dashuri e dhënë dhe jo si një financim. Rreth 3 muaj rresht, kanë qenë prindërit që iu kanë qëndruar nga pas, duke treguar një mbështetje për ëndrrat dhe dëshirat që ata kanë”, tha Eliona Sula.

Në këtë ekspozitë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, teksa Eridana Çano, Drejtoreshë e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri tha se kjo ekspozitë ka disa qëllime.

“Fëmijë në aktivitete të ndryshme për të rritur zhvillimin psikosocial dhe kulturor, në aspektin sensibilizues për fëmijët me aftësi ndryshe. Çdo pikturë është në shitje.  Do shkojnë për familjet me fëmijë me aftësi ndryshe”, tha ajo.

Një prej prindërve, tha se piktura e vajzës së saj nuk është thjesht një pikturë, por ndjenja e saj e derdhur në telajo.

“Jam shumë e lumtur që vajza ime arriti që të ketë këto dëshira të realizuara, për të bërë piktura njësoj si bashkëmoshatarët e saj. Pikturën e adhuron, mundohet me anë të mësueses që të arrij rezultate sa më të mira, piktura ka ndikuar për mirë, se me anë të ndjenjave e ngjyrave shprehet, çdo pikturë është ndjenjë e saj”, u shpreh nëna.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 21/04/2022 22:41

    Te pergezoj Ela, je nje njeri i persosur qe merresh prej vitesh Me femijet, ju fal dashuri dhe nuk lodhesh gjithe kohen, Duke i mesuar dhe pergatitur per te qene femije te denje dhe shume aktiv ne fusha te ndryshme per te ardhmen e tyre. Respekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit