TIRANË- Në GJKKO përfundoi përballja mes Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt, pas kallëzimit të këtij të fundit për shpifje. Krerët e dy partive të vogla opozitare përfunduan në gjyq pas akuzave që Shehaj adresoi në drejtim të Lapajt për lidhje me grupin kriminal të Çopjave.
Ndonëse Lapaj e kishte paditur Shehajn për shpifje, GJKKO vendosi ta shpallë të pafajshëm kreun e Partisë Mundësia për këtë vepër penale. Trupi gjykues me një vendim të marrë ditën e sotme vendosi që Shehajn ta shpallë fajtor vetëm për veprën penale të fyerjes dhe ta dënojë atë me 300 mijë lekë gjobë.
Lapaj dhe Shehaj përfunduan në gjyq pas akuzave që kreu i Partisë Mundësia bëri se Lapaj ishte i lidhur me grupin kriminal të Çopjave. Shehaj pretendonte se Lapaj i ka marrë 45 mijë euro kompanisë “Merkaj 3 shpk”, të sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal. Shehaj i ka vijuar më tej akuzat duke pretenduar se Lapajn se ka marrë përsipër regjistrimin e një prone që kompania e Çopjave kishte blerë në Ksamil, vendim i cili është dhënë nga vjehrri Alltun Çela, kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.
Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet” i ka mohuar akuzat duke thënë se bëhen me qëllim që të denigrohet figura e tij, duke thënë se pagesa është marrë për punën e tij si avokat. Pritet të shihet nëse Lapaj do të zgjedhë ta vijojë përballjen me Shehajn, duke e ankimuar vendimin e GJKKO-së në Apelin e Posaçëm.

Vendimi i GJKKO-së
Komente












More po Lapi dihet ça mostre është ,se po të qe burrë i mirë nuk rrinte një muaj e ca në bulevard me ç'të s'ëmës ushqehet ai e familja e tij ,apo me frymën e shënjtë...rezultati hajdut,b/puntore me krimin,pastrues parash krimi e drogen...vjerri,vjerri Lapi prekuror...e ku Sarandë...bëmë me fat e hidhmë në lumë thotë populli apo jo mos Lapi .Po dhe ky Shehaj ,babai i collcentrave...lavatriçe moderrne parash,jo si lavatriçja e Sude Kadëmit më falni Berishës..profesioni i Shehaj mundësisë hajdut moderrn...Nejse,nejse të dy hajdut,të dy pjesë e botës së krimit...rezultati hajduti thërret kapni hajdutin...spaku i shikon lehtë e lehtë i fërkon ...bën dhe sikur i dënon !
PërgjigjuGjykata i paska keputur bishtin agronit .Ata jane te dy hajdute qe shajne njeri tjetrin .Mjer Shqiperia nga kush perfaqesohet me opozite , nga plerat e kombit .
Përgjigju