Gjykata e Posaçme dënoi këtë të mërkurë me 300 mijë lekë (të reja) gjobë Agron Shehajn, kreun e partisë “Mundësia”. Dënimi u vendos për fyerjen e kreut të 'Shqipëria Bëhet'  Adriatik Lapaj, ndërsa u shpall i pafajshëm për 'shpifje'.

Adriatik Lapaj e ka paditur Agron Shehajn për shpifje lidhur me një deklaratë që ky i fundit bëri duke pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të  “Çopjave”.

Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.