Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Edi Rama për Financial Times, lidhur me protestat që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec.
“Unë u them: ‘fuck you’. Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam Kumbari, u takon atyre të provojnë se jam Kumbari”, tha Rama në një pjesë të fjalës së tij, për të gjithë ata që i kërkojnë dorëheqjen dhe që të hetohet nga SPAK si i përfshirë në afera korruptive.
Lidhur me këtë deklaratë, Bardhi tha se ‘fuck you’ është thelbi i mënyrës sesi kryeministri Rama e ushtron pushtetin e tij.
Më tej Bardhi ka shkruar se vetëm një kumbar si kryeministri Edi Rama e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.
Reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit:
“Fuck you”
Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij.
Në vetëm dy fjalë.
Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari.
Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Dy fjalë për këdo që refuzon shtetin e parave të pista, korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij.
“Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin.
Përçmim për qytetarët.
Përçmim për kundërshtarin.
Përçmim për llogaridhënien.
Prandaj këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime. Sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.
“Fuck you”
Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund.
R.Xh/E.H/Shqiptarja.comKomentoKomente
![]()
![]()












Ky Bardhi është seç është !!! Mjerë vatani për kta kinga stalle.
Përgjigju