I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Ndërsa takimin e ka përshëndetur ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila ka kujtuar vitet ’90-të kur shqiptarët u ngritën sepse e donin ‘Shqipërinë si gjithë Europën” dhe kërkuan lirinë e ideve.
"Ëndrra europiane tani është një perspektivë e prekshme. Sot ndihemi më shumë se kurrë europianë, të lirë e barabartë. Jemi këtu për ta mbajtur gjallë, e qenësishem. Një rrugë jo e lehtë, me suksese dhe dështime. Europa dhe rinia janë dy nocione që i japin kuptim njëra-tjetrës. Ajo bashkon zërin me veprimin e moshtarëve të tjerë të Europës. Rinisë i takon të luajë rolin e lokomotivës. Duhen nxitur strategji për bashkëpunimin e të rinjve të rajonit dhe Europës", tha ministrja e Integrimit, Gjosha.
STUDENTËT E RAJONIT REFEROJNË PËR PROBLEME DHE SFIDA:
Fjalën i pari e mori një student nga Kroacia, vend i ri i BE, i cili theksoi se "Shqipëria mund të mbështetet tek asistenca e Kroacisë në rrugën e anëtarësimit në BE”. Më pas një studente nga Kosova, e cila theksoi “me shpresë se do ta shohim Shqipërinë në një të ardhme të afërt, duke treguar kështu rrugën edhe për Kosovën”. Një studente nga Mali i Zi, pasi shprehu "turpin" se si nuk kishte ardhur më parë në Tiranë, tha se |situata tani në Ballkan është e veçantë dhe zgjidhja ka treguar se ka qenë dhe mbetet e vështirë. A janë të gatshme të përqafojnë diversitetin drejt BE. Mali i Zi mund të thuhet se është arritur progres i madh për zhvillimin. Duhen kapërcuer çështjet tradicionale dhe nacionaliste që janë reflektuar në proces. Kohët po ndryshojnë në favor të gjeneratave të reja".Ndërsa atudentja nga Seriba theksoi se "Ballkan qendror apo pjesë tjetër e Ballkanit. Sipas meje s’është çështje për diskutim. E mira e Kroacisëçështë edhe për ne. Kjo do vazhdojë nëse jo sot, nesër, apo vite më pas. Dialog dhe mbështetje. Të flasim në vija etnike kulturore dhe sigurojmë kohezionet që parandalojnë konfliktet. Dikush do ta mbështesë dikush jo. Askush nuk mohon dot faktin se ka sjellë një përceptim të ri, të palëve që nuk bien dakord. Nuk kanë bërë diçka për të korrigjuar këtë mjedis". Ndërsa studenti ekselent nga Shqipëria, Besmir Lulaj tha se "si përfaqësues i çdo studenti shqiptar që përpiqet fort të japë më të mirën pavarësisht pengesave, vështirësia më e madhe nuk lidhet me sakrificën, por nga degradimi i institucioneve, munges ae meritokracisë, stimulimi dhe vlerësimi, miku. Një profesor i vjetër që për një mijë arsye i kishet ardhur shpriti në majë të hundës tha se “në FD mund të ngelësh në klasë vetëm po të shtypi makina duke ardhur në shkollë".
FULE: STATUSI PËR SHQIPËRINË I ARRITSHËm, DO DOJA QË TË MERRNI ATË QË MERITONI
"Nuk kam frikë fare për të ardhmen se e di që do ketë komisionerë shumë të aftë për Zgjerimin. Është e vërtetë që kjo është politika jonë më e suksesshme; nga 6 shtete në fillim në 28 sot. Që nga fillimi i krijimit të BE ka qenë dhe përgjigjja për aspiratat e popujve të kontinetit tonë për të qenë të bashkuar dhe për të pasur një përpjekje të përbashkët europiane, në një kohë kur BE përballet me pasiguri, politika e zgjerimit vijon të kontribuojë për paqen, sigurinë. Këtë e pa dhe Nobel, kur në 2012 i dha BE çmim për kontributin për paqen.
Unë e di se shumica e qytetarëve në BP e shohin të ardhmen në BE. Për një prej jush, kjo u bë realitet se Kroacia u bë. Procesi për pjesën tjetër të rajonit është realist. Negociatat për Malin e Zi filluan vjet, vendosën çeljen e negociatave me Serbinë, negociatat për MSA me Kosovën kanë filluar. Statusi për vendin kandidat për Shqipërinë është i arritshëm. Arsyeja pse s’po përmend Bosnjën apo Maqedoninë jo se nuk më interesojnë këto dy vende, por se këto dy vende në të ardhmen mund të bëjnë reforma themelore, që BE të bëhet realitet.
Duhet një ekonomi tregu funskionale për t’i bërë ballë tregjeve europiane. Theksojmë shumë mirëqeverisjen dhe shtetin e së drejtës, reformën në gjyqësor, administratë publie dhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Liria, siguria, drejtësia janë çështje që mund të shihen qartë. Jo vetëm të themi po këto janë bërë, por dhe fokus të veçantë në zbatimin e reformave dhe ligjeve. Të mirat ndihen gjatë gjithë procesit. Një gjyqësor më transparent do kenë impact më pozitiv për qytetarët. Në muajt e fundit propozime konkret që do ndihmojnë vendet e BP që të fuqizojnë. Reformat strukturore do ndihmojnë konkurrueshmërinë, rritjen ekonomike. Benefitet nuk mbarojnë me kaq. Aplikimi i standardeve do japin përfitime në fushën e mjedisit, do ketë shumë mundësi për të udhëtuar, studiuar apo punuar në BE.
Duhet të mendojmë për globalizimin që na teston përherë, bursat, tregjet. Bashkë më shumë se gjysmë miliardë njerëz mund t’i bëjmë ballë sfidave. Pse mos jeni pjesë e transformimit të vendeve tuaja. Projekti europian duhet të vazhdojë duke e zgjeruar më shumë këtë paqe, begati, na duhen liderë, udhëheqës, biznesmenë, njerëz me vizion, që ndihen pjesë e procesit të integrimit europian. Ne kemi nevoje për ju, që ta bëni këtë projekt më të mirë. E ardhmja nuk është në duart e mia, është në duart tuaja. Bëjeni më të mirë! E keni ju në dorë integrimin. Nesër do lancojmë një dialog të nivelit të lartë, që të strukturohet puna për prioritetet. Nuk mendoj se në BE duhet mbyllur rruga pas Kroacisë. Këtë vit nuk ka kushte për Shqipërinë, por ka një çështje që është e rëndësishme: Ne kemi thënë se përpjekjet kundër korrupsionit duhet të vazhdojë, se kur shtetet anëtare të vendosin për propozimin e KE për Shqipërinë do doja të shihja që këto vende të ndiheshin mirë me historikun e Shqipërisë, që të jepet vendimi që ju meritoni. Për tregun e punës fatkeqësisht të njëjtat sfida po ndihen edhe në vende anëtare, edhe më të vjetra të BE", përfundoi fjalën e tij Fyle.
RAMA: ËNDËRR E VJETËR DHE VULLNET I RI PËR SHQIPËRINË SI EUROPA
Tani që më erdhi radha si më i vjetri këtu. Mirë që s’u ngritët në këmbë se do më dukej më keq vetja. Ballkani është në pritje të një viti të ri, 2014, i pari vit, ku secili do qëndrojë në shtëpi, do festojë në shtëpi dhe s’do jetë në dritare me një pushkë drejtuar nga komshiu. Është moment historik i jashtëzakonshëm dhe në këtë mbrëmje të zakonshme jemi të githë me fat që gjendemi këtu bashkë me udhëtarë të ardhur nga gjithë vendet e Ballkanit pa asnjë dallim.
S’dua të ngjaj me atë që di dhe mëson të tjerët. Aq më pak mund ta bëj këtë kur para meje janë studentët, që janë me të gjitha dhjeta. Ka qenë kënaqësi që emër për emër t’u çoj ftesat edhe në praninë e një bashkëudhëtari që vjen nga Europa e bashkuar për të na ndihmuar, mbështetur dhe për të na treguar se çfarë familja e përbashkët europiane prêt nga ne, që të na mirëpresë në gjirin e saj.
Koha ka vrapuar më shpejt, në një botë që rrotullohet gjithmonë e më shpejt në vorbullën e një zhvillimi të jashtëzakonshëm është sa një sfidë e madhe aq edhe një fat i madh që t’i përkasësh gjeneratës tjetrër, që do të jetë brenda familjes europiane dhe do kontribuojë si pjesë e familjes europiane, në një Europë që është e paplotë pa vendet e rajonit tonë dhe do jetë e plotë vetëm kur i fundit vend i rajonit tonë të jetë i integruar plotësisht në të. Ju nuk kërkoni bukë por konkurrencë, jo lëmoshë, por vlerësim të meritës suaj, jo atë që s’meritoni, por për atë që meritoni të vlerësoheni siç e meritoni.
Kjo është sfida jonë e madhe për t’i hapur rrugën lirisë, konkurrencës, vlerësimit mbi meritën që në shkolla, në treg, në të gjitha fushat. Sa më pranë t’i afrohemi gravitetit të ideve aq më pranë europës jemi në vendin tonë. Ajo që është domosdoshmëri për të kuptuar thelbin e përgjigjes të pyetjes cfarë ëhstë europa. Ështrë udhëtim jo për të lënë shqpërinë për tëm bërritur në Bruksel,por për ta gjetur Europëne vlerave dhe parimeve me të cilat ky projekt i jashtëzakonshëm i njeriut brenda nesh. Në respect të plotë të njëri-tjetrit, lirisë të drejtave dhe meritës së gjithësecilit.
Endërr e vjetër dhe vullnet i ri për ta parë Shqipërinë si EUROPA. Çdonjëri që niset për në shkollë, fshat, universitet, kopsht, çerdhe…të ndihet gjatë rrugës së tij si në Europë. Të ndiejë sigurinë, respektin që ndien qytetari i Europës në hapësirën ku jeton me të tjerët.
Nuk ëhstë Europa që do ta përcaktojë a është apo jo e gatshme Shqipëria, jemi ne që duhet ta bëjmë Shqipërinë të gatshme, pa pritur kur do vijë certifikata, diploma, fleta e lavdërimit, por duke e ndërtuar përditë Europën këtu në vendin tonë".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)