Fyle: Beogradi ta zbatojë
marrëveshjen me Prishtinën
Komisioneri Europian për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle rekomandoi në Beograd se Serbia duhet ta emërojë krye-negociatorin dhe çështjen europiane ta vë “në krye të rendit të ditës”. Ai ka theksuar se është e domosdoshme të zbatohet marrëveshja dhe gjithçka për të cilën është rënë dakord në dialogun me Prishtinën.
BEOGRAD- Komisioneri Europian për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle rekomandoi në Beograd se Serbia duhet ta emërojë krye-negociatorin dhe çështjen europiane ta vë “në krye të rendit të ditës”. Ai ka theksuar se është e domosdoshme të zbatohet marrëveshja dhe gjithçka për të cilën është rënë dakord në dialogun me Prishtinën. Fyle tha se është propozim që çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës të trajtohet në kaptinën 35 e cila do të ishte hapur nga fillimi deri në mbarim të negociatave me Serbinë.
Pas takimit me kryeministrin serb, Ivica Daçiç dhe delegacionin e Qeverisë së Serbisë, Fyle tha në një konferencë për gazetarë se kjo është pjesë e dokumentit që përmban hapat themelorë që duhet t’i bëjë Serbia tani kur negociatat janë hapur. Këtë dokument Fyle sot ia ka prezantuar udhëheqjes së Serbisë, kurse nesër edhe presidentit të vendit dhe ligjvënësve para të cilëve do të mbajë një fjalim.
Gjithashtu Fyle në Beograd ka prezantuar edhe projektin për shikimin tërësor të harmonizimit të ligjeve të Serbisë me BE, pjesë e reformave që ka zbatuar Serbia dhe i cili do të nisë më 1 shtator dhe do të zgjasë deri në qershor të vitit 2015.
Sipas komisionerit europian, deri më tani është punuar, por nevojitet shumë përpjekje që të arrihet deri tek konferenca e parë ndërqeveritare në janar ose ndoshta më herët.
Fyle tha se është propozim që çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës të trajtohet në kaptinën 35 e cila do të ishte hapur nga fillimi deri në mbarim të negociatave me Serbinë.
“E kemi zgjedhur kaptinën 35 dhe u kemi propozuar vendeve anëtare që për atë të aplikohet proceduar e njëjtë sikur që kemi pasur për kaptinën 23 - gjyqësia, liritë themelore e gjyqësia dhe sipas parimit të njëjtë të haptë qysh në fillin, që vazhdimisht të jetë e hapur dhe të mbyllet në fund”, theksoi zyrtari i lartë i BE.
Kryeministri serb Ivica Daçië në konferencën e përbashkët për gazetarë deklaroi se krye-negociatori i Serbisë në negociatat me BE nuk duhet të jetë personalitet i lartë politik, sepse në nivelin politik do të ekzistojë delegacioni shtetëror që do të marrë pjesë në negociata. Ai shtoi se të gjitha trupat tjerë që nevojiten praktikisht janë formuar dhe mbetet të formohet delegacioni shtetëror dhe krye-negociatori teknik.
Duke u ndërlidhur edhe në çështjen e Kosovës që përfshihet në kaptinën 35, Daçiç ka theksuar se BE e di se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Ne presim që në kornizën negociatore të mos ketë formulime që do të vënë në dukje se Serbia duhet patjetër ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Kjo për ne do të ishte absolutisht e papranueshme”, ka theksuar kryeministri serb.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4376
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35