Fyle: Kosova - krenare pë arritjet
vazhdoni negociatat për në BE
Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Stefan Fyle, ka qënë sot në Kosovë ku është takuar me Kryeministrin Hashim Thaçi për MSA-në dhe ka folur edhe para Kuvendit të Kosovës. Ai ka vlerësuar masat e qeverisë kosovare për integrimin në BE.
KOSOVE - Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Stefan Fyle, ka qënë sot në Kosovë ku është takuar me krerët e qeverisë lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Paraprakisht me kryeministrin Thaçi e më pas, në Kuvendin e Kosovës, ai e ka vlerësuar punën e qeverisë kosovare në përmbushjen e kushteve për MSA-në dhe tha se siç është nisur mbarë, shpreson "që pranverën e ardhshme, negociatat mund të përmbyllen. Pse jo?!”
Po sot, në orën 16:30, Stefan Fyle ka mbajtur një fjalim në një seancë speciale në Kuvendin e Kosovës. Ai ka riktheksuar zhvillimet pozitive të Kosovës dhe hapat e ndëmarrë prej saj për përmbushjen e kushteve për MSA-në. "Unë shpresoj që të bashkëpunojmë sëbashku edhe më tutje e të mbështetemi tek njeri tjetri në përmbushjen e axhendës së reformave për të ardhmen evropiane dhe Kosova të përmbushë kushtet për MSA-në që të marrë vendin e merituar në familjen evropiane,"- theksoi ai.
ORA 14:30 FYLE DHE THAÇI NE KONFERENCE SHTYPI Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Thaçi, komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, tha: “Kam ardhur sërish këtu për të shënuar negociatat për MSA-në e Kosovës dhe ky është një hap i madh. Kosova mund të jetë krenare për arritjet e saj. Ju keni arritur një komunikim mbresëlënës në marrëdhëniet me Serbinë.
Fillimi i marrëdhënieve me BE-në është shpërblim i merituar. Të gjitha shtetet evropiane janë të bashkuara në vlerësimin e punës suaj. Ju keni arritur t’i përmbushni këto.
Bashkëpunimi sapo ka nisur dhe tani duhet të nisin negociatat. Po e përgatisim marrëveshjen dhe pas verës do të fillojmë ta diskutojmë. Me përkushtimin tuaj dhe tonin do ta bëjmë të mundur që të përfundojmë negociatat tona deri në pranverën e ardhshme, pse jo,”- përfundoi Komisioneri për Zgjerimin.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35