BRUKSEL - Komisioneri Evropian për zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle ka përshëndetur marrëveshjen e Serbisë dhe Kosovës duke e cilësuar si historike, duke thënë se është një hap ndryshimi për këto vende si dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Progresi i vendeve kandidate dhe aspirante nga Ballkani Perëndimor, si dhe sfidat aktuale në procesin e zgjerimit ishin temat kryesore të Komisionerit Štefan Fyle në një fjalim në Dublin të premten.
Ai mori pjesë në konferencën e organzuar nga Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së dedikuar dhjetëvjetorit të samitit në Selanik 2003 për Ballkanin Perëndimor.
"Ka një prespektivë të qartë të integrimit evropian për të gjitha vendet në rajon. Punë e vështirë që është bërë, veçanërisht nga Këshilli Evropian në dhjetorin e kaluar, do të thotë se ky vit është një vit i mundësive", theksoi Komisioneri Fyle në fjalën e tij të hapjes.
Më pas ai shtoi se megjithatë për vendet kandidate duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësitë dhe të shfrytëzojnë momentin që ju është krijuar.
Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com